6.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Lubi H Tota

Vjeshtë moj ,
—-‐———————–
Në të dalur je moj vjeshtë e bekuar ,
Kombi im i dashur pret për të festuar .
Shirat që përcolle nuk na ndalin hovin.
Krenarë e festojmë 28 Nëntorin .!
Na mungojnë djemtë nëpër emigrim
Por kurrë nuk rri heshtur Kombi e vendi im.
I festojmë Nëntoret plot me krenari
Gjaku u dëshmorëve ne na dha liri !
Diku këndojmë një këngë ,diku ngrejmë Flamur .
Festat për atdhe nuk na mbarojnë kurrë .!
Këtu feston rinia ,festojnë pleq e të ri ,
Të gjithë brohorasim jemi Shqipëri .!
Në vatra e skena kuq e zi festojmë
Dallgët nuk na ndalin për Nëntorin tonë.
Bijtë e bijat tona si shqipet me lot ,
Krenojnë me flamur më të bukur në botë ,!.
Me gjakun e derdhur sot gëzojmë liri! .
Kombi im krenohet veç me bijtë e tij .
Kudo nëpër botë ku ka shkel shqiptarë .
Festojnë të gëzuar me Flamur kombëtarë .
AUTORE /SULBIE SHEHU /
“”””””””””””””””””””””””””””””

DO JETOSH VEÇ NËPËR KËNGË !!!
IKE TI, O BILBIL MALI,
DIBRA IME DERDHI LOT,
QANË ZOGJTË MAJË KORABIT,
ZERI YT NUK SHUHET DOT.
TË PËRCOLLËM PËRMES VAJIT,
ÇDO ARTIST PATI TRISHTIM ,
SKENAT TONA RANË NË HESHTJË,
ÇIFTELIA MORI VAJTIM .
NUK DO TRETET ZËRI YT ,
JEP JEHONË NË VATRAT TONA.
JO NUK NDALET, PËR TY, VARGU ,
SE NUK VDES JO, KURRË, IKONA.
M’I KE DHËNË DIBRËS TRISHTIM ,
SKENAT TONA JANË NË ZI .
JO, NUK VDES SHERIF DËRVISHI,
NË KËNGË E VALLE JETON TI !
Nentor 2021.
PUNOJ SULBIE .H.SHEHU .
“””””””””””””””””””””””””””””

EJ ! TI JE MUZA IME !
—————–‐———————-
Në mes errësirës ti vargun me ndrin
Penën shoqëron në mbrëmjen e vonë .
Rrjedhshëm më vijnë vargjet e dalin në libër
Sepse ti gjithmonë mua më motivon.!
Kur shkruaj për bjeshkët ti me jep shumë forcë .
Dhe nëpër kojrie ti je vargu im
Sa her që kjo penë rri mendon e heshtur.
Vjen e më sjell muzën ti motivimi im .
Unë i shkrova këngës në skena e dasma .
Dhe vdekjes me lot ja përcolla vargun .
Nëpër pllakë mermeri e akull të ftohtë .
Kjo penë ligjëroi me lot përcoll mallin!
Ikin ditët ikin lodhje jo nuk ka
Motivim për vargun gjithmonë ngelesh ti
Lotë e buzëqeshje gjithmonë ke përcjellur
Në të katër stinët bashkë bëhemi një!
Autore SULBIE .H.SHEHU
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.