7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Pal Canaj

Të shtunën më 12 nëntor në Rrëshen, Bashkia e Mirditës në një solemtitet rasti ndau mirënjohjen “Stema e artë” për humanistin Gjon Krasniqi nga Nepolja e Pejës, me punësim në Zvicër.

Fjala e ime në këtë solemnitet

Të nderuar pjesëmarrës, sot në Rrëshen të Mirditës na kanë bashkuar ndera mirditore dhe virtyti i humanizmit të Gjon Krasniqit. Ndera dhe humanizmi janë virtyte të cilat janë të ngjizura në qenien e kombit tonë, vlera të cilat shpërfaqen kur përpjekjet për t’i arritur ato rezultojnë me cilësi meritore. Këto vlera sot janë të sublimuara në rang institucional, ku Bashkia e Mirditës e udhëhequr nga kryetari Ndrec Dedaj, do të laureoj me “Stemën e artë” humanistin Gjon Krasniqin.
Të jesh meritor për t’u vlerësuar në Mirditë është ndjenjë e mirë për çdo shqiptar, dhe këtë ndjenje kësaj here po e përjeton humanisti ynë Gjon Krasniqi!
Gjon Krasniqi nga prizma e njohjes sime pasqyron profilin e njeriut të mirë shqiptar, ku në plotninë e këtij profili sintetizohen vlerat familjare, virtytet njerëzore, guximi prej atdhetari, racionaliteti intelektual dhe ndjenja prej humanisti . Këto atribute të brumosura në personalitetin e Gjon Krasniqi janë shpërfaqur me përkushtimin e tij në kohë, rrethana dhe segmente të ndryshme , në të mirë të familjes, me kontributin e dhënë në shërbim të lirisë së Kosovës, me dashamirësinë e tij në rrethet shoqërore, me prezantimin e vlerave intelektuale, si dhe me përkushtimin e tij prej humanisti të devotshëm si në Mirditë ashtu edhe në treva e tjera të etnikumit shqiptare.
Në ditët e sotme njerëzimi i kësaj botes tonë bashkëkohore ka shume pasuri, ka shumë arritje shkencore e teknologjike, mjerisht ka shumë armatim, gjithsesi ka edhe shume varfëri, por ka pak dashuri. Dashuria është ajo cilësi që i karakterizon njerëzit me zemër të madhe dhe me ndjesi të thellë. Të kesh dashuri për njeriun, kombin dhe shoqërinë është vlerë sublime që buron nga thellësia e shpirtit dhe përjetohet nga ndjeshmëria e zemrës. Sepse siç thotë dijetari, Shën Augustini: Dashuria në fatkeqësi duron, në mirëqenie përmbahet, në vuajte është e fortë, në vepra të mira është e përvujt, në tundime është e sigurt.
Humanizmi si nocion dhe si qellim i njeriut drejt reformimit shoqëror, arsimor dhe kulturor shpjegohet dhe interpretohet nga shkollat dhe drejtimet e ndryshme. Pavarësisht nga shumësia e interpretimeve, në thelbin e humanizmit është dashuria që buron nga shpirti i njeriut, dhe fat i madhe është për ata njerëz të cilët i karakterizon ky burim i mirësisë, sikurse rasti i Gjon Krasniqit, sepse njerëzit e këtij spektri udhëhiqen thjeshte sipas parimit, që synohet qëllimi vetëm për hir të qëllimit.
Kjo ngjarje e sotme është dëshmi se Mirdita edhe kësaj radhe sikurse gjatë historisë shfaqet si Piemont i unifikimit të vlerave shpirtërore kombëtare dhe të atyre njerëzore, ndërsa Bashkia e Mirditës si institucion jep shembullin e mire së si duhet të çmohen vlerat sublime në rang institucional. Prandaj, ndarja e “Stemës se artë” për veprimtarin dhe humanistin Gjon Krasniqit është shembull motivues se si humanizmi duhet të jetë pjese e shpirtit dhe e ndërgjegjes së njeriut shqiptar.
Sot në qytetin e Rrëshenit, ku po vlerësohet veprimtaria humaniste e Gjon Krasniqit, ky moment i rëndësishëm. thjeshte nuk duhet të mbetet si një ngjarje e shënuar e shembullit të mirë individual, por fenomeni i humanizmit dhe i dashurisë për njeriun duhet të na nxisë ndërgjegjen tonë, të secilit, që të jemi në shërbim të veprave të mira, që tek njerëzit të mos mungoj lumturia.

Ju faleminderit! Rrëshen, 12 nëntor 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.