7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Dava Nikolli

RRËNJËT E TOKËS SIME

POEME

Ardhsh i mbarë gjithmonë, Nëntor me këngë bilbilash.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ardhsh nëpër trojet e mia si një ujvarë.
Do të thërras në sofër një valë Preveze,
Lumëbardhit të Prizrenit do t’ia marr një valë!
Sëbashku, do të festojmë ditën flamurtare…
Do të festojmë o Komb hyjnor,
edhe kur ëndrrat gjarpërinjtë të na i helmojnë.
Do t’i radhisim shkronjat e alfabetit tonë,
që nga Manastiri e deri në Vlorë…
Vargje do t’i shkruajmë ditës së madhe,
festës sonë të shenjtë…Pavarësi.
Kur mundohen të na ndajnë, të na coptojnë,
zemrat do t’i bëjmë lahuta e saze, jug-veri.
Nëpër tela sharkie e çiftelie,
krejt trojet tona do t’i rreshtojmë.
Rreth flamurit të bashkuar do të këndojmë.
Të gëzuar e lumturuar do të festojmë!
Asaj feste do të ndalemi në Prizren.
Të përqafojmë mermerët, Bacë Abdylin me shokë.
Bacë Ymerin trim që Osmanët i tmerruan,
me valë Lumëbardhi e pagëzuan kët’ tokë.
Do të ndalojmë te varri i Isa Boletinit, Haxhi Zekës!
Të dy me të njëjtin zë luftuan për Atdhe.
Vetëm me grykëhollën ata trima kanë kënduar.
Vetëtimat e kobureve të tyre…
edhe sot, krejt Alpet tona i kanë pushtuar!
………………………………………………………
Ardhsh i bardhë Nëntor me përvjetorë lirie.
Lahuta pret këngën çame si të ish rritur në bjeshkë.
Majë bjeshkës vjen frymë Çamërie,
mbi mermer çelin lulëkuqet, ndizen zemrat si eshkë.
Në Kurorë të Lurës jehon kënga e mirditorit,
ia pret çami këngën e tij, si të ishte valë e Jonit!
………….vazhdon………………………………….
Nga vellimi:RRËNJËT E TOKËS SIME (POEME) Gezuar !!!
“”””””””””””””””””””””””””

RESPEKTONI NJËRA TJETRËN!
Nuse e vjehërr, vjehërr e nuse,
gjithmonë në jetë patën huqe.
Me të njetën gjuhë kurr s’folën,
për njëra tjetrën veç helm vollën!
O ju vjehrra, që reja ishi dikur!
Në gjurmët e nuseve keni kaluar.
Pse sot, mbi ta rrokullisni gurë?
Ua hidhni fjalët pa i menduar.
Duajni nuset si bijat tuaja,
mbajni afër nëse doni qetësi.
Mos i trajtoni ato si të huaja!
Dhe mos i shikoni me xhelozi!
Edhe ju nusët e kohës sotme,
vejani gishtin kokës, mendoni.
Jeta është në mes të dy botëve,
vjehrrat kurr mos paragjykoni!
Ti n’krah ke djalin e vjehrres,
ajo e rriti, për ty e bëri burrë.
Beni durim ndaj njëra-tjetrës,
n’dorë mbani të çmuarin gurë!
Jeta nuk është njëmij vjet,
dhe pleqëria vjen derë përderë.
E një ditë vjehrra do jeni vet,
n’vend t’fjalës ëmbel, jo zehër!
“””””””””””””””””””””””””””””””

E HODHA VARGUN!
E hodha vargun mbi maja lisash,
ta bëj tingull në male e në gryka.
Dhe prej këtu t’ia lëshoj një zë…
mos ndalo, atje të pret Mirdita!
E mbolla vargun atje në bjeshkë,
n’krahror t’Arrëzit shpërthej sytha.
E pret mërgimtarin çdo vjeshtë…
i them shqipes fluturo nga Mirdita!
Shkruj vargje, me to bëj këngë,
tinguj melodie për vendin nisa.
Bje çifteli, shuja zemrës çdo brengë!
Le ta dëgjoje at’ gëzim Mirdita!
Shpërndaj tingujt e jetës sime,
ushtoi zëri fort, sa vet u mahnita!
N’grykë e marr vargun në kujtime,
këndo, se këto këngë i do Mirdita!
Flakë e nxjerr këngën nga krahrori,
rreth e rrotull shkëlqejnë drita.
Ndizet qielli me shkëndia meteori,
në çdo pëllëmbë shkëlqen Mirdita!
“”””””””””””””””””””””””””

DIALOG
Dy nëna dialogonin n’kryqëzim.
Askush nuk e di se jemi gjallë.
S’kemi bukë, as s’kemi ushqim,
kemi mbet si peshku në zall.
Shuj se po na dëgjon noj dreq!
Vorrin na hapin për një orë.
Nuk e qajnë kokën për pleq…
a s’ua sheh “lopatat” në dorë?!
Ky vend përpara s’ka me shkue,
jo, se lanë hajnat me pa ditë.
Taman, si dreqnit e kanë rrethue,
ia vun flakën, ia nxorën sytë.
E di ti dje, moj lum motra?
Policia e elektrikut erdh’ për lek.
Ka pesë vite që s’kam drita…
më thanë paguaj, ose me vdek!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.