7.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Mimoza Ajdhona

Endrrat e mia
***
Ç’ngjyrë të kenë vallë ëndrrat e mia?
Të mundesha ti pikturoja,
ti jipja çdonjerës prej saj,
ngjyrën që unë dëshiroja.
***
T’ju jap ngjyrën e kaltërsive,
atyre që udhëtojnë,
rrugë të kenë qiellin blu,
horizontin ta pushtojnë.
***
T’ju jap ngjyrën e lirisë,
askush mos ti kufizojë,
të ngjallin dhe marrëzitë,
ëndrra…ëndërr të shikojë.
***
T’ju jap ngjyrën e dashurisë,
që strehon në zemrën time,
e kuqja që përgjëron,
asnjë ndjenjë mos jetë jetime.
***
Do marr penelin, do ta ngjyej,
në ngjyrat e shpirtit tim,
për çdo ndjenjë një ngjyrë ylberi,
për çdo ëndërr…përkushtim.
M. Ajdhoni
30/11/2022
“”””””””””””””””

Loja e petaleve
*******
Ulur të dy në një lëndinë,
me kamomil dhe margarita,
poshtë syve të diellit përvëlues,
të qytetit të gurtë ku u rrita.
******
Në sy i kam dy sytë e tu,
ato sy të pastra si kristali,
isha për ty shoqja e vogël,
ishe për mua..”ai djali”.
******
Të shihja tek lulet mblidhje për një,
sa bukur kurorë i thure,
një puthje në faqe ëmbël më le
dhe butë përmbi flokë ma vure.
******
Pastaj një lule more në dorë,
petalet shkëpusje ngadalë,
pëgjigje priste kureshtja ime,
“më do, s’më do”, ç’do dilte vallë.
******
“Më do” thoshte petali i fundit,
po mbi lule mbeti dashuria,
ato dy fjalë dhe sytë e tu,
vizitorët e netëve të mia.
******
Na ndau jeta shoku im,
na bëri dy të huaj,
po çiltërsinë e syve të tu,
në shpirtin tim e ruaj.
M. Ajdhoni
24/11/2022
“””””””””””””””””””

Μετάφραση:Maria Ajdhoni: Shiu i vjeshtës
Maria Aidoni: Shiu i vjeshtës
Po bie shi në shpirtin tim,
dhe zemra ime po thyhet si e çmendur,
një shi i qetë plot kujtime,
pas bubullimave dhe çdo gjëmime.
Shiu i vjeshtës me pika loti,
çdo qelizë shpirti ujitur me kujtime,
pasi i mblodha në pako
miq të zverdhur, të harruar në kohë
I kisha fshehur ato që kishin dhimbje,
gdhendur mirë në thellësinë e shpirtit tim,
por Vjeshta erdhi për të kërkuar,
dhe çelësin e gjeti kur shkëlqen.
E lypa vjeshtën kështu,
për të pastruar shpirtin tim të trazuar,
dhe Ylberi erdhi për të ndriçuar,
për të matur shtatë ngjyrat nga fillimi.
Përkthyes: Sofokles Exarchos
Long Island New York 19/11/2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.