11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Bino Athina

HEROINAT E MIA

Keto duar qe shkruajne sot,
lare jane me uje,djerse e lot.
Lindur vec per te punuar,
ropatur, lodhur,stermunduar.
ABC-ne, mesuan e shkronjat,
penen kapen, u treguan te zonjat.
Femijerine me thonje e grisen,
me gjilpere qepen, qendisen.
Qe te merrte udhe rinia,
zgjaten krahet te dashuria.
Ndal!- i thane, mos prek me duar!
Lotet vale… ish e ndaluar.
Ku t’i mbaje, ku t’i coje?
Doje te perkedhelje, doje te perqafoje!
Keto duar, sa shume u perpoqen,
dhembin, cajne, s’u terhoqen!
Mbajten aksioneve, bel e lopate
Femije rriten, si nene dite e nate.
Karabinen zboreve shtrenguan,
Luftuan me “hicin”, u detyruan.
Transformuar.Si jane gjalle?
Mergimit, pune shtate balle!
Lote, fshijne dhe sot mbi leter.
“Heroinat e mia”…rezistojne patjeter!

1 dhjetor 2022

Athina Bino

“””””””””””””””””

KRENOHU SHQIPERI.
Jo vetem njeqind e dhjete,
me mijera vite Pavaresi.
Qendro e forte ne kete toke
e festofsh, moj Shqiperi!
Pershendesin mergimtaret, dykrenaren, formojne me duar,
veshur ne te kuqe e zi,
piedestaleve te kane cuar.
Gjuhe unike trasheguar, ruajtur si vete drita.
Krenohu Shqiperi,krenohu!
Ke zana e djem petrita.
Shqipetarkat nurerena,
me veshjet kombetare cudisin,
ne ar jelekqendisur
eh, ne trup c’u ndrisin!
Dalin cunat qeleshebardhe
fustanellat pale-pale,
kercet daullja, ushton ciftelia,
Vallja e shqipes, hovin s’ndal.
Ti e di qe ne te duam
dhe te mbrojme kudo, qe jemi.
Flamuri yne, shpatullat na ngroh,
se gjak shqiptari ne deje kemi.
Kush guxon te na mohoj,
te mendohet mos bej ze!
Se shpiponja po hapi krahet:
I mbledh bijte nje nga nje!

28 Nentor 2022

Athina Bino

“””””””””””””””””

VETEM PER T’U DUKUR

Pena jote s’ka faj,
se nga ty drejtohet.
Krijo, pra me mencuri,
qe mesazhi te kuptohet.
Vetem per t’u dukur,
mbjell e korr ne leter,
shpesh filozofira se koti,
te nje bote tjeter.
Ky i thjeshti lexues,
qe ne e quajme popull,
s’te merr vesh ndonjehere,
kur ti i bie rrotull.
Ja merre shtruar-shtruar.
Shprehu thjeshte e bukur.
Filozofirat s’pine uje,
vetem per t’u dukur.
Futu ne palce te realitetit,
me shpirt ne se do.
Atje gjen frymezim…
… e falenderim , domosdo.

24 nentor 2022

Athina Bino

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.