8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Imer Hysa

Shërim të shpejtë e shtrenjta ime.

TI, NËNA IME!Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, i ulur dhe ambiente të brendshme
Ti, fisnikja ime, kurrë s’hyre në floktore
Të ngjyje flokët me bojë kimike të rëndë
As thonjtë s’i zgjate dhe kurrë s’i mbolle
Natyralë i mbajte, pastër, të argjendë.
Ti kurrë s’shkove plazheve për ngjyrë
As llixhave për të hequr reumatizmën
Kurrë s’përdore rimel e krem në fytyrë
E tetëdhjetëvjeçare akoma je shndritshëm.
Nuk njohe butiqe me rroba të shtrenjta e marka
As emrin s’ua ke dëgjuar kurrë në jetë
Por vshjen tënde, o fjalëmbla ime shamibardha
Çdo pasarelë ta dish e duartroket.
Ti nuk pate nevojë për asnjërën prej tyre
Asnjëra prej tyre nuk të është dashtë
Ti pëlqeve në jetë vetëm një lloj ngjyre
Shpirtin e fytyrën të mbaje të bardhë.

DUA
Dua që lulet e mbledhura në kopshtin e kujtimeve
Të lidhura buqetë me fjongo dëshire
Ti flak pas si nuse e sapo dalë nga shtëpia
Dhe fati tia hedhë në dorë një beqareshe.
Dua që breshëri i karameltë
E shiu i oriztë
Të kthellojnë qiellin e syve të tu
E të ngrohin me diell shprese.
Dua që sazet dhe boritë të shkrihen në një
Siç shkrihen në një dy shpirtra në krevatin bashkëshortor
Dua zhurmë të rrëmujshme fëmijësh,
Si gugatje pëllumbash në oborr.

PRAGU I VJETER
Pas atij pragu të braktisur
mbyllur me perde merimagash
jeta gjallon mes kujtimesh.
Të ikurit heret
jetojnë parajsës
në lëndina yjesh
Të gjallët
relike-kujtimet ruajnë
si driten e syve
Atë derë e hap lehtë,
Kërcitja e menteshave
artikulim fjalësh, amanet….
Si e qarë foshnje
që vjen në jetë.

E hap mallnueshëm atë derê të vjetër.

Pa çeljembylljen e saj

s’do çelelembyllja

derë tjetër.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.