Ku është shteti?! Ku është shoqëria?! Ku është sistemi i drejtësisë?!
Duhet të ekzistojë dënimi maksimal për këtë lloj krimi, për kët turp që mos të ndodhë më.
Vritet femra, gruaja pa ndalë, sikur të ishte kafshë, madje dhe shtatzënë. Në gjithë botën shqiptarët shkojnë , por krimin ndaj gruas nuk e harrojnë , se nuk durojnë emancipimin e saj . Duhet ta pranoni dhe kur nuk ju duan femrat për çfarë do lloj arsye se nuk është fundi i botës, e aq më tepër kur ajo dhunohet se dashuria nuk mbahet me zor , nuk mbahet me plumba, kot nuk quhet marrdhënie .. pra me marrë e me dhanë dashuri. Ndryshe quhet pengmarrje .
Mësojeni dhe vareni veth në vesh, se nëse pëlqeni dikë, si të dashur, si të fejuar, si të martuar: “Mos e dhunoni, mos e vrisni vajzën, gruan”! Në qoftë se nuk e doni, nuk rrini dot me të, atëherë kërkoni divorcin dhe shpëtoni.
. Ti nuk vret vetëm vajzën që deshe, gruan që e bëre Nënë..!!!
Ti vret atë, vret fëmijën tënd, prindërit tuaj, prindërit e gruas, vret shoqërinë, miqësinë, gjithë familjarët e opinionin, vret veten edhe jetën e pa ngjizur akoma …..!!!
Ajo që ke në krahë nuk vritet, por Respektohet dhe mbi të gjitha Dashurohet! Nuk është prona jote. Nuk kë të drejtë t’i marrësh jetën askujt madje as vetes.
Jetën ta jep dhe ta merr vetëm Zoti.