13.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Anna Hida

28 nëntori një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar të Avezzanos- Itali

Festat e e fund nëntorit kanë qenë ditë të veçanta për komunitetin e Avezzanos Itali.
Shoqata Anolf në bashkëpunim me sindikatën e Cislit organizuan ditën shqiptare me këtë rast, në të cilën ishin ftuar edhe komunitete të tjera të huaja që jetojnë në Avezzanon .
Një rëndësi të veçantë i dha këtyre takimeve edhe prania e prof.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Murat Ajvazit i ardhur enkas nga Zvicra së bashku me bashkëshorten Fatushe Ajvazi , dashamirëse dhe mbështetëse e flaktë e historisë shqiptare në prezantimi e librit të përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja dhe së fundi edhe në italisht” Scanderbeg nella storigrafia Svizzera”.
Përse ky libër në italisht ? Breza të rinjsh shqiptarë po rriten larg Shqipërisë ky libër i sjellë në shqip (dhe në italisht) ndihmon këto breza të mos harrojnë heronjtë e oriigjinës së tyre… në italisht u kujton italianëve Strategun dhe udhëheqësin e madh Skhënderbeun.
Në fillim folën Presidenti i shoqatës Anolf, Angelo Recina dhe Segretari regjional Paolo San Gjermano që uruan komunitetin shqiptar, pastaj foli edhe i nipi i Ismail Qemalit që jeton me familjen në Avezzano për rëndësinë e festës së pamvarësisë.
Prof. Murat Ajvazi prezantoj librin i cili u mirprit sidomos nga fëmijët dhe të rinjtë e shumtë shqiptarë që ndodheshin në sallë.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "20:41 Mer7 Me7dic dic < Post di Marsida 85%"
Në fund të pranishmit shijuan prodhimet e përgatirura me shupmë kujdes nga Marsida Çiku që me mjeshtërinë e sajë kishte përgatitir tortën e pamvarësisë. Byreqet, shëndetlitë, biskotat , kadaifët, bakllavatë, petullat e lakrorët tipik shqiptarë ishin përgatitur nga Nazmia, Denada, dy Mimozat, ( Marpepa e Rajta), Natalina, Eleonora , Elmona, Fahrija, Vjollca, Jola, Mira, Lola, dhe Ela që kishte ardhur enkas nga Austria për të festuar ditën e flamurit në Avezzano.Mund të jetë një imazh i 7 persona, tortë dhe ambiente të brendshme
Këtë vit komuniteti shqiptar bëri një hap para duke prezantuar përpara publikut italian madhështinë e heroit tonë kombëtar nëpërmjet librit të prof. Murat Ajvazit të cilin e falenderojmë me zemër..
Për këtë aktivitet folën me respektin më të madh edhe gazetat ” Marsica live” e “Terre Marsicane”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.