18.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Mirlinda Latifi

TË JESH MIK

Të jesh mik është virtyt dhe nder,
kur mikut ia kthen me mirësi
ngushëllimin e shpirtit të pikëlluar,
dhe shpresën në çastet kur ajo po vdes.
T’ia fshish djersën nga balli i lodhur,
të shtrish një dorë ndihme në ngushti,
t’ia qetësosh dhimbjen zemrës së plagosur,
sikur të largosh retë nga qielli që ke përmbi!
Është nder të jesh gjithmonë mik,
të përqafosh qenien në brenga e halle,
t’ia flakësh nga shpirti çdo mëri,
ta ndihmosh të ngjitet në lartësi!
Të jesh mik pa kushtëzime i hap jetës shteg të ri
çdo çast të falësh respekt dhe dashuri,
ta bësh vjeshtën – pranverë!
e jetës t’i falësh mrekulli.

Miqësia është lule në kopshtin e bleruar,

ku çel me agun e ditës e nuk ka të perënduar.

Të jesh mik është dhuratë e madhe,

kur me tjetrin ndanë brenga e halle!

“””””””””””””””””””””””””””””””

Kjo Grua
Ka zhvilluar një mijë beteja..
Qëndronte ende në këmbë ta priste fëmijen e saj
Ka qare një mije lot..
Është thyer,
E tradhtuar
E braktisur,
Refuzuar,
E dhunuar,
E vrarë,
Por ajo ende është krenare..
Mur plumbë,
Dhe ra përtokë,
A ka drejtësi,
Edhe pse jemi gjini femrore
Jemi nana , jemi motra, jemi vajzat e juaja!

Kjo grua ishtë e bukur

Kjo grua ishtë e përulur

Kjo Grua

Është ajo!!

Jam une!!

Je edhe ti një ditë secila prej nesh mund të jem!!

“”””””””””””””””””””””””””

JAM KËTU, KU DUA TË JEM
(Kuteliane)
Jam këtu, ku dua të jem,
në trojet e të parëve të mi,
ku luftë bëri fisi ynë
e ranë dëshmorë,
për një flamur,
pēr këtë liri.
Jam këtu në Kosovë
dhe tutje në Mal të Zi,
në Ulqinin e Balshajve,
në Plavë e Guci,
në Janinë e Manastir,
jam tutje në Çamëri!
Jam atje te Molla e Kuqe,
prej nga na dëbuan
dhe na vunë kufi.
Në Medvegjë e Bujanoc,
në Tetovë e Gostivar,
më gjeni atje në Turqi,
e nga s’na shpërndanë,
por kurrë zemrën e dashurisë
barbarët s’na ndanë.
Jam këtu denbabaden,
ku flas gjuhën e babës dhe nënēs
dhe ruaj lartësinë e plisit tim.
Jam atje në kufi,
te një arë e një mulli
që fisi im e la trashëgim.
Më takoni te një shtëpi prej guri
ku gjithmonë u nda pleqëri,
me trimëri e bujari.
Jam gjithkund
ku ka shqiptarë faqebardhë!
Jam këtu ku më lindi Nënaloke
dhe më bekoi me ujë t’kësaj toke!
Jam këtu, ku dua të jem,
në Kosovë – atdheun tim.
Jam këtu, ku janë dëshmorët,
që bën luftëra për liri,
për atdhe e flamur,
për Shqipëri!
Unë jam këtu dhe këtu do të jem,
derisa të vdes,
kurrë s’lejoj t’ma ndajnë Shqipen
në dy pjesë!

M/ L

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.