MOJË EVROPË!
Mojë Evropë, plakë e qëmotit,
Por jo më e vjetër se shqiptaria,
Na copëtove ti aq shumë
Dhe u bëmë si mizëria.
Na ç`kishërove, ç`myslimanizove,
Shumë prej nesh u bënë theror,
Për këtë vend shumë të lashtë,
Krejt prej gjakut arbëror.
Na shpërndatë në shumë shtete,
Shtete me shumë pak histori,
Se e jona qe e lavdishme,
Që nga Jugu e në Veri.
Nuk na njohe Pellazgjishten,
Gjuhën e Zotit tonë mbi dhe,
Vazhduar me shqipen e bukur,
Eh, ç`gjuhë, lum si ne.
Na vë kushte e detyra,
Me të dërguarë e ambasadorë,
Sikur ne jemi Afrika
E jo kombi arbëror.
Kemi ne kusuret tona,
Mes vedit luftojmë shumë,
Por që të bashkohen tokat,
Duhet shumë e shumë punë.
O komb i lashtë sa vet jeta,
Mblidhi, mblidhi mend e kokës,
Ndiq djemtë patriot,
Boll u bëmë gazi i botës.
Moj Evropë, mos luaj teatër,
Ne jemi vet lashtësia,
Doni apo s`doni ju,
Do të bëhet Arbëria.
DAUT VELA Janar 2019.