4.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026
Poezi mallengjimi
Më ka zënë ftohma
në këtë dhjetor
pa dashuri
pa vargun per ty
pa telefonat
malli prush shpirtin më ngroh.
ora 5;45 me 13 dhjetor 2022
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””

PA TITULL
Në betejë më mbeti këmba
s’mund të shetis sot atdheun tim
Në Koshare ra dora me breshëri
s’mund të përkdhel sot fëmijët
Në Bardh më mbeti syri
s’munda ta shoh Lirinë si erdhi!
Në Prekaz veshët më oshtijnë
s’mund të dëgjoj këngën e heroit
Në Llap m’u shterr zëri
s’mund t’ua uroj daten e Flamurit
Në Blinajë më mbetën ëndrrat
s’mund të mbyll sytë netve pa gjumë
Mblodha gjymtyrët e trupit
për të krijuar ty Kosovë!
Pishat e Sllatines, 27 .11.2022
NGJARJE E PABESUESHME, POR E VERTETE
I VDEKURI NGET MAKINEN, DHE GODET MAKINEN TIME!
Kjo ngjarje e vertete, me ka ndodhur me 2014 ne rrugen Hajvali – Prishtine. Ishte vjeshte ne te shkuar, rreth ores 14:02. Une, ngisja makinen time. Nga Hajvalia dola ne rrugen kryesore Prishtine- Gjilan. Per fat timin, rruga ishte fare e pa ngarkuar. Nuk e ngas as 1 km, kur e shoh ne te kunderten e kahjes se levizjes sime, vinte nje makine “Audi” nga Prishtina. Ngasesi, e leshon drejtimin e vet dhe me del ne kahjen e kundert, pra me del ne kahjen e levizjes sime. Ne ato momente, nuk ju besoja syve, por reflekset e duarve reaguan duke i rene borise me te madhe. Perkunder alarmit, ai nuk me shmangej, por nxitonte edhe me shume. Mendja, me sekonda me shkoi, mos valle, me paskane pergatitur ndonje atentat??!! Te shmangem ne anen e djathte, pra ta leshoj rrugen, ishte perrocka. Atehere e frenoj makinen. I vdekuri, qe e ngiste makinen, vinte perballe meje. Ne pamundesi te beja diç me shume, i bija borise dhe me dore ia beja, ik ne anen tende. Kemba ime e kishte shkel pedalen e frenit. I vdekuri nuk e menjanonte fare rrugen dhe pas pak sekondash e godet balleperball makinen time mercedes 200 C me makinen e tij Audi. Si dy desh qe ndesheshin ne duel.Me perplasi makinen per disa metra. Makina e tij u kthye per midis asfaltit. Dal me vrap nga makina dhe e kapi per fyti ngasesesin e vdekur, duke e qortuar me zerin tim te larte: a, e pe qe gati me mbyte- i flisja. Nje grua ishte ulur perpara ne makinen e te vdekurit. Ajo kishte qene motra e tij, e cila me tha mua: – o, vella,- m’u drejtua,- edhe une i thoja vellaut tim, a po e sheh qe don me e mbyt njeriun, ..dil ne kete ane, por nuk me degjonte- mezi i shqiptonte fjalet motra e te vdekurit. Ngasesi as qe levizte. Kishte marre qendrim tamam te ngasesit dhe as qerpikun e syrit nuk e levizte. Ne ato çaste se nga kane ardhur policia, as sot nuk e di, por e di qe polici me ka kap per krahu duke me thene: – A, s’po e sheh qe e ke mbyt njeriun dhe ende i kercenohesh?….Me futen ne makinen e policise. E thirren ndihmen e shpejt dhe mjekun ligjor Dr. Arsim Gerrxhaliun (mos gabofsha). Ai, sapo erdhi vetem syrin ia shikoi dhe ju tha mjekeve, “Lani nuk eshte fajtor, Ngasesi i Audi-se ka pesue infarkt dhe ka vdekur para goditjes se makinave. Me liruan menejhere policia, me urdher te prokurorit…. Lenda e ketij aksidenti, qe i vdekuri i bie, me ka ndjekur dhe me ka goditur,ende sillet ne Gjykaten e Apelit…. Seç m’u kujtua sonte. Ali Prebreza me thote, kjo ndodh nje ne 10 milion banor. Je nena e çudive. Ndoshta kam diçka te veçante ne vete ..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.