6.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Prena Prendi

 
PËR JU PORTALË
Me pak vargje e mirënjohje
Profesorë e miq të penës
Si jep rrezja e diellit ngrohje
Oksigjen mi shtuet zemrës.
Koha ikën si ujvarë
I kujtoj me nostalgji
Poezinë time të parë
Mapo letrare ,botove ti.
Më vlerësuet ,ju portale
Një gazetë për emigrantë
Emri i saj është Dritare
Vargje malli ,kush jeton larg.
Vargjet e mija ,vetë i zgjodhi
As e njoha ,as më njohe
Në portalin “cicëroni “
Tjetër mik ,bir kosove.
Të vazhdoj e më dha shpresë
Një portal nga Prizreni
Shumë mirënjohje Qendrapres
U përshëndes nga emigrimi.
Lyra Lyra sa të mirë jeni
Vargje tona interpretoni
Mirësinë në zemër keni
Vlerat vargut ,ju i shtoni.
Shprehja kurrë,nuk është kurrë vonë
Vajza të reja nga Tirana
Diku ku dielli ,nuk perëndon
Pjesë e tyre dhe unë u bana.
Të fundit lashë,jo pa qëllim
Unioni i Grave të Mirditës
Emocion për shpirtin tim
Tiparet tona të traditës.
Lule – lule më bëtë kurorë
Nderi i Kombit në prani
Më dhurove moj Jehonë
Atje së bashku ,në Shqipëri.
Vargje në to janë prodhim bio
Bukë misri ,shijon thatë
Krejt të thjeshta ,pa stolisje
Janë të truallit ,s’i due huatë.
Pa fund kam falenderime
Gëzuar festat kudo jeni
Në të mira e për gëzime
Vitin tjetër më mirë të kemi .
P.Prendi dhjetor 2022 Firenze
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.