6.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Poetja Brunna

NDRYSHIMET
Njerëzit janë krijuar për të ndryshuar.
Mund të ndryshosh pamjen!
Mund të ndryshosh menyrën e jeteses dhe statusin duke punuar dhe kerkuar maksimumin nga vetja!
Mund të ndryshosh dhe shpirtin nese je i/e keq dhe mund të bëhesh i/e mirë! Mund të ndryshosh karakterin!
Duhet të luftosh nëse je i keq dhe mund të bëhesh i mirë duke bërë gjêra të mira sepse duke ndryshuar të gjithë për më të mirë do të kemi një shoqëri më të mirë dhe duke pasur një shoqëri më të mirë dhe bota do të jetë më e mirë!
Pra me ndryshimin tonë, ndryshon dhe bota sepse bota është në duart tona!
Mund të ndryshojmë sepse jemi njerëz dhe mendja e njerëzve zhvillohet dhe zhvillimi sjell ndryshim!
Por kurrë nuk mund të ndryshojmë tre gjëra që janë:
– Gjaku jonë
-Familja jonë nga kemi ardhur dhe atë që kemi ndërtuar vetë
– Prejardhja jonë nga e kemi origjinēn
Kush i mohon këto nuk mund të quhet njeri normal, familjar dhe atdhetar i denjë!
Bekuar qoftë gjaku jonë shqiptar dhe të gjitha familjet shqiptare kudo që janë në botë!Mund të jetë një imazh i 1 person
MBRETËR DHE SKLLEVËR
Disa patën fatin të vijnë në k’të botë si mbretër
Dhe disa të tjerë të vijnë si skllevër
Unë erdha si mbretëresha jote dhe ti mbreti im
Të dy skllevër të dashurisë deri në flijim!
(B.Softa)
Çdokush nga ne është mbretëresh dhe mbret të atyre që dashurojmë dhe skllevër të dashurisë!
Natën e mirë, fundjavë të bukur dhe fundvit të lumtur për ju miqësia ime e nderuar! Festa të bardha dhe viti i ri ardhtë i bardhë dhe i mbarë!
“””””””””””””””””””””””””””””””

Kēto janë jeta ime,princesha.ILJORA 28 vjeçe dhe dy princat e mi BRUNO djali I madh 25 vjec dhe KESLI.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme në foton e fundit 22!

Jeta ime ka qenë shumë e vështirë duke rritur tre fëmijë në vend të huaj pa ndihmë nga nëna ime apo vjerra ime sepse i kisha larg, dhe duke i shkolluar me shkollë të lartë me para që duhej të punoja nga 12 orë në ditë!
Siç e shikoni iku koha e vuajtjes duke tundur fëmijët në djep!
Tani ata kanë dalë në jetë në punë dhe tani është koha të gëzoj pak jetën time këto vite që më kanē mbetur me fëmijët që i kam si shok!
Këto janë fëmijët e mi dhe jo qeni!
Qeni është lodra e tyre!
Unë e kalova fazën e rritjes së fëmijëve! Ishalla me dëshirën e zotit të arrij ti martoj dhe të bëhem gjyshe me nipër e mbesa!
Këtë dëshirë i kërkova sot zotit për ditën e falenderimeve!
Falenderoj Zotin për këto tre dhurata të shtrenjta që mi dhuroi të cilët më dhanë emrin më të bukur në botë nënë! Unë bëj shumë punë por puna që di të bëj më mirë është puna e mëmësisë!
“”””””””””””””

UNË DHE QENI
Një ditë të mërzitur qeni më pa
U drejtua nga unë dhe dy fjalë m’i tha
“Përse sot je mërzitur kaq shumë?
Kur ti mërzitesh, mërzitem dhe unë.
Më thuaj çfarë gabimi kam bërë t’a di
Pranoj dhe dënimin që do t’më japësh ti”
E pashë qenin dhe i ktheva përgjigjen
“A do t’a dish përse mërzitem?
Ka disa njerëz që ti nuk i njeh
Të duken të mirë nga jashtë kur i sheh
U zgjata dorën dhe m’a kafshuan
I besova dhe më tradhëtuan.
Tani më dhemb plaga e kafshimit
Vështirë të dalloj fytyrën e njerëzimit
Prandaj mërzitem o qeni im i mirë
Të jesh njeri në këtë botë,
qenka shumë e vështirë”.
Pasi qeni këto fjalë i dëgjoi
Uli kokën dhe lot nga sytë lëshoi.
“Mos u merzit- tha-o njeri i mirë
Të ruaj unë nga çdo egërsirë.
Gabim kur njerëzit më shajnë qen i pabes
Unë për njeriun jetoj dhe për atë vdes”
E mora qenin në krahë dhe dy fjalë i thashë
“Për mua je miku im besnik dhe jo kafshë”!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.