Aktualisht serbet ne Kosove e ne Beograd nuk jane vene vetem kunder Kosoves. Duke qene kunder Kosoves ata jane vene perballe e kunder BE dhe SHBA.
Kete situate duhet ta kuptojme mire dhe ta shfrytezojme me zgjuarsi. Me shume se guxim, trimeri,”patriotizem” alla shqiptar na duhet gjakftohtesi, durim, mençuri e zgjuarsi e madhe. Nuk duhet ta trajtojme konfliktin e ketyre diteve ne veriun e Kosoves si nje konflikt vetem serbo-shqiptar dhe te perballemi te vetem me pasojat e ketij konflikti. Kjo do te ishte zgjidhja me e keqe. Zgjidhja qe do te na perballte me pasoja shume te renda. Them keshtu se shpesh, sidomos ne rrjete sociale, degjoj e lexoj per zgjidhje radikale, per perballje me mjete te luftes me serbet, me Serbine. Ndryshe sipas tyre eshte tradheti ndaj Kosoves, ndaj shqiptareve e ndaj kombit shqiptar.
Per poziten gjeografike te rajonit, te Kosoves, te Serbise por edhe te Shqiperise eshte e qarte se faktore dhe perfitues ne nje konflikt te tille jane aktore shume me te fuqishem se sa Serbia e Kosova me vete. Edhe se sa Shqiperia, duke konsideruar faktin se Shqiperia do jete ne krah te Kosoves ne nje konflikt te tille. Jane Rusia, vendet e BE dhe SHBA te cilet jane vene ne krah te Ukraines dhe kunder Rusise ne konfliktin Ruso-Ukrainas.
E lehteson kete “lexim” edhe nje fakt tjeter. Realiteti te cilin ne ne Prishtine e ne Tirane e jetojme çdo dite. Ne Kosove eshte BONDSTEEL i SHBA-ve. Eshte KFOR i NATO-s, eshte EULEKS-i i BE. Keto trupa te sigurise e te luftes nuk jane ne Kosove per piknik. Jane atje per te garantuar integritetin territorial te shtetit te cilin ata e çliruan nga dhuna serbe ne vitin 1999. Sulmi qe keto dite kryen serbet ndaj nje patrulle te EULEKS-sit, u denua menjehere nga perfaqesuesit e BE dhe te SHBA. Po keshtu edhe kercenimi i Vuçiçit se do te dergoje njemije trupa ne Kosove eshte marre shenim menjehere nga keta faktore. Nga BE dhe nga SHBA. Jo pa qellim ambasadori amerikan ne Kosove dhe shefi i politikes se jashteme te BE , Borrel, kerkuan nga Kosova dhe nga Serbia permbajtje dhe zgjidhjen e problemeve mes tyre ne rruge diplomatike, me bisedime e marreveshje reciproke. Veç kesaj ata kerkuan nga KFOR dhe EULEKS qe te jene te pergatitur per te perballuar çdo situate qe mund krijohet ne territorin e Kosoves.
Une, per edukimin qe kam marre dhe per pervojen time ushtarake ne ushtrine shqiptare kam qene partizan i pergjigjes flake per flake. Ata me pushke e ne me top. Sigurisht, ne se nuk do kemi zgjidhje tjeter, ne se situata vjen atje ku rrezikohet jeta e shqiptareve kudo ku jane, ne Kosove, ne Shqiperi a ne troje,ne do te perballemi edhe flake per flake, me pushke, me topa. Edhe trup me trup. Historia
ka treguar se edhe vendet, kombet e vegjel kur gjenden para rrezikut te asgjesimit i kane, mund t’i gjejne forcen dhe mundesit te luftojne e te fitojne.
Por qe ta bejme nje gje te tille, them sinqerisht, na duhet te bejme nje pune kolosale per te garantuar kapacitetet ushtarake te nevojeshme, per t’u pergatitur e per te drejtuar efektivisht luften e shqiptareve.
Por kjo nuk e justifikon gabimin te biem ne gracken e armikut. Ne rastin konkret te biem ne gracken e serbeve. Te behemi pjese e nje konflikti i cili mund te tejkalohet ne se rreshtohemi ne krah te aleateve me te fuqishem.
Eshte zgjuarsi, eshte “hesapi” me i mire per ne ne se punojme ta tejkalojme situaten e rrezikeshme ne kufirin verior te Kosoves duke qe ne krah te BE-se dhe te SHBA-ve, te cilet realisht jane te kercenuar aq sa edhe Kosova, edhe sa Shqiperia nga nje konflikt ushtarak ne rajonin tone.
Ta bejme kete zgjidhje nuk eshte ndonje veshtiresi e madhe. Mjafton qe ne vendim marrjet tona, sidomos ne ato vendim marrje qe kane te bejne me Serbine, te degjojme me shume
porosite e aleateve tane. Te BE e sidomos te SHBA-ve. Nuk duhet te nxitohemi, si ka ndodhur ne disa vendim marrje te qeverise se Kosoves. Te marresh nje vendim te nxituar te cilin me vone me insistimin e aleateve e abrogon eshte me keq se sa te vonohesh ne nje vendim marrje, por qe eshte i paabrogueshem.
Per me shume ne rastin e perballjes me rrezikun e nje konflikti ushtarak vendim marrja merr nje rendesi vitale. Jane vendime te cilat mund te pergatisin dhe te sigurojne suksesin ashtu sikur mund te jene vendime qe pergatisin dhe shpejtojne disfaten.
Eshte shpetimtare qe ne situata te tilla, te renda te ruajme gjakfohtesine, te ruajme nordin e interesave dhe te te ardhmes sone.
E bera kete shenim, mbase per te lehtesuar veten para pyetjes- a thash a nuk thashe gje ne kete situate te rende per kombin tim, per Kosoven.