“”””””””””””””””””””””””
Buzë Detit.
Detit pulëbardhat mëngjesit fluturonin,
era flokët në mes, ti kishe ndarë,
dallgët e zemrës ,në gjoks notonin,
me ty e ndjeva ,dashurinë e parë.
Gjoksin e bukur, që dot se mbulonte,
e hidhej përpjetë ,si valët në breg,
një fustan transparent ,që trupin zbulonte,
e unë dridhesha ,siç dridhej një shelg.
Ti erdhe prané meje, si rrezet e diellit,
trupi përkundej ,me hapin e lehtë,
sytë e tu si dy yje ,ndriçonin qiellit,
e gjaku vërshonte ,damarëve të nxehtë.
Ndër rrahjet e zemrës, kurr s’të harrova,
ëndërr të kisha, moj mike sy zezé,
sa herë trupin ténd ,me puthje mbulova,
si një aromë trandafili, kur çelé në mëngjes.
Tek ti e njoha, madhështinë e femrës,
tani je larg ,si një dritë e rrallé,
tek ti i ndjeva ,rrahjet e zemrës,
me cilën dallgë ,ta përcjellë këtë mallé.