17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Agim Desku

T’I ÇELIM LETRAT
-Bashkësisë ndërkombëtare
Në sofrën e shtruar për mikun
Hajde t’i çelim letrat
T’i vëjmë përpara një nga një
Të parën rrugën Via Egnatia
Që s’ka fund as fillim
Të dytën
Kongresin famëkeq të Berlinit
Të Londres e shumë konferenca të djallit
Të shohim kush ka fytyrë më u ulë
Në sofrën e mikut e kush në sofrën e armikut
Hajde t’i çelim letrat sa nuk është bërë vonë
Unë po e nxjerri ashtin tim nga Durrahu
Kur në sofrën e mikut rri që dymijë vjet si relikt
E fytyra e të paftyrit ngre dolli në veri
Kështu nuk çelēn letrat në sofrën e mikut
Kështu luhet vetëm loja e macës me miun.
Dhjetor 2022 AGIM DESKU
FJALA E BURRIT
-Sot çfarë ka mbetë nga burrënia
Veç fjala se dikur paskan jetue burrat
Si Gjergji e bac Ademi!
Deri sot e kam ndarë mendjen
Se guri luan e burri s’luan
Dhe fjala e burrit
Është si pesha e gurit
Nuk.e di nëse isha gabim
Loket tona sa bukur flisnin
Kur thonin se nëse i kërkoni burrat
Ata prehen të qetë nga betejat ndër lisa
Dhe çfarë ka mbetë nga burrënia
Veç fjala se dikur paskan jetue burrat
Si Gjergji e bac Ademi
Sot cili nga ne ngjanë në burrë
Se gurë të fjalës po bëhemi çdo ditë
E shtrëmbërojmë orë e çast fjalën e burrit
E thejmë në copat ma të vogla të gurit.
Ps-Kujtime nga viti 2016 si lauret i çmimit Bardi I Esad Mekuli!
NË CILIN VARG MBES
Besom vetëm ti o varg
Sonte do të doja ta krijoj një varg me zemër poeti
Sonte emri im u bë urë engjëjsh
Për fjalën e hidhur tek cilit varg
As unë nuk e di
Sonte më beso o varg
Vetëm me ty flas për ëndrrën
Sa herë të kujtoj si Piramidë shpirti
Sonte ëndrrat u bënë Ferr djajësh
Edhe natë pa hënë u bënë
Edhe botë e çmendur ku s’ka as bardhësi
Sonte nuk e di në cilin varg mbes
Besom vetëm ti o varg
Sonte do të doja ta krijoj një varg me zemër poeti
Pse ma heshte fjalën dhe këngën e zemrës
Sonte cila na qenka fjala e jote pa buzëqeshje
Këtë natë pse mbanë faj shpirti
Pse ma mbyete fjalën e lirë
Eh, sa shumë të deshta o varg
Edhe atëherë kur u bëra vargu yt
Sonte më bëre kockë djajësh
Bukurinë ma bëre ferr cunamësh
Sonte u munduan të më mundin edhe djajtë
Edhe Ti o vargu im
Edhe lutja ime ta dua poezinë
Sonte dikush ma zhduku uratën për engjëjt
O zot sa me mëkat qenka emri im
Dhe vargu që e deshta më shumë se veten.
AGIM DESKU
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.