4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Anita Hoxha

Shoqërinë tonë nuk po e shkstërrojnë mendjet djallëzore të disa politikanëve, por po shkatërrohet nga një media e tërë, që duan të pasurohen duke degjeneruar atë pjesën më të pavendosur të kësaj …. rinie.

Këtë vend po e shkatërrojmë ne me durimin tonë, duke nisur fëmijët tonë nëpër gomone…

po e shkatërrojmë ne, që jemi ndarë dhe coptuar nga qindra parti e shoqata, të cilat përveçse pasurohen çdo ditë, nuk kryejnë asnjë mision tjetër.

Shqipërinë, po e shkatërrojmë ne duke jetuar e mbi jetuar, me nivelin më të ulët të standardit jetësor në rajon… Po e shkatërrojmë ne, duke vrarë njëri-tjetrin, për një fjalë, për një shikim shtrembër, a një parakalim makine, gabimisht !

Këtë vend po e shkatërrojmë ne që durojmë pafundësisht, ne që ndjekim me orë të tëra “ Big brother “ e “Përputhen”, por nuk arrijmë të bëjmë një emision, ku do mund të dëgjojmë projektet inovatore të të rinjëve, ku mblidhen gjithë këta të rinjë, të cilët po i shkatërron droga dhe po tjetërson…!

Do ishte mirë ti dëgjonim ata, çfarë u mungon, ç’kërkojnë ata dhe të përpiqemi t’i motivojmë, stimulojmë, t’u japim dashuri… mos të shërbejnë vetëm për statistika, për të sharë njëri – tjerin, në parlament !

Shoqëria jonë po kalon një kohë të vështirë, por pa dyshim, edhe në këto kohë, ka njerëz tē mēdhenj

U bëj thirrje të gjithë atyre regjisorëve të nderuar, që sot ndoshta janë në pension, ata të talentuar që janë sot :

– Ju lutem mblidhuni të gjithë, përfshirë edhe mua bashk, të promovojmë nëpër televizionet tona një rini ndryshe, nga çfarë promovohet nëpër këto TV, që duan të bëhen miliarderë, nëpërmjet degjenerimit të rinisë sonë.

Kemi të rinjë shqiptarë nëpër botë excelente, le të vinë të japin eksperiencën e tyre, për të rinjtë që janë këtu.

Të gjithë mjekët, psikologët le të identifikojnë të rinjë të droguar, që spo ja dalin dot, edhe pse duan. Ndihmoni ata, nëpërmes krijimit të projekteve tuaja, për shpëtimin e kësaj rinie, e cila fatëkeqësisht është në një udhëkryq, pa asnjë shpresë.

Sipas statistikave, është rritur numri i të rinjëve që po drogohen, në moshë të vogël, kjo dëshmon se ne kemi dështuar, si shoqëri. Turp për ato hallka që nuk ndihmojnë, përveçse pasurohen nga këto fatëkeqësi !

Stop mediave, që po degjenerojnë një komb !

Ajo është rinia, e ardhmja jonë që duhet mbrohet, shpetohet…

Zoti e ruajt dhe ndihmoftë rininë tonë ! Nēse mjekēt duan tē ikin ,nēse rinia do tē iki, zoterinjé hapini kufinjtē ,tē ikin tē lirē ta ndērtojnē jetēn ku tē duan, mjaftē u mbytēn nēpēr det. Fakti qē ikin tē gjithē,nuk do tē thotē, qē nuk e duan vendin, po nuk ju duan ju!. Mjafte po rrezikojnē jetēn me gomone . Lērini tē lirē!

Anita Hoxha

Ky vit, kjo Krishtlindje
E stolisa pemën bir, e stolisa përsëri
Këtë herë u ndjeva nëna më e lumtur në botë,
Si vura drita shumëngjyrëshe, si çdo vit të ri,
Po mallin e shpirtit, që viteve s’ta dhash dot !
Ti u largove i vogël, si një zog dallëndyshe,
Një top mbaje në dorë,kur shkove larg,
Për një jetë më të bukur, një jetë ndryshe…
Dhe vitet ikin si pa kuptuar, pak nga pak!
Sa Krishtlindje kaluan, s’dua as ti numëroj
Sa herë rreth shtëpisë nisja e të kërkoja…
Të gjitha ditët ishin gri, më dukeshin njësoj,
Derisa ti të vije, derisa unë ty të perqafoja !
Kam ruajtur të gjitha dhuratat e tua, në një kuti…
Në mes tavolinës pjatën tënde vura, plot tetë vjetë,
Me gotën tënde bosh gëzuar filloja e ngrija dolli,
Dhe flokëzat e borës hidhte dhjetori, leht e leht.
Këtë vit pres të vish, numëroj orët, dritareve rri…
Pres t’më hysh në derë, si dhuratë e sjellë nga Zoti !
Duket sikur pranvera zambake do celi shtëpisë tani!
Dhe pse jasht fryn erë dhe i çmendur është moti !
Ti po kthehesh bir, i lumtur me është dhe loti,
Le ti ndezim dritat, ti arrite në vendlindje,
Ti je dhurata më e bukur, dhuratë sjellë nga Zoti…
Bekuar ky vit, bekuar kjo Krishtlindje !
Anita Hoxha
Përse…
Përse më shkrove sërish letër ?
Poshtë derës, dëguar si qëmoti…
Dashuria jonë, ndjenjë e vjetër
Syve të mij, është tharë ai loti !
Përse më shkrove, sërish letër ?
Si zjarri, dorën ma djeg përsëri…
Vetmisë sime, s’bëre asgjë tjetër,
Shtegut të harresës, hyre prapë ti !
Përse s’më lë në jetën time,
S’dua të kthehem vite më parë,
Dashurisë i mbetën ca thërrime…
Ditarëve tanë, një trëndafil i tharë !
Anita Hoxha
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.