13.5 C
Tiranë
E hënë, 9 Mars 2026

Nikolle Loka

Miti i (Ar)Gji(no)rokastrës

Princi Gjin

Mund të jetë një imazh i qiell

e shkroi emrin mbi një gur,

dhe e vendosi sipër derës në kala,

ranë njëqind tërmete,

kalanë dot s’e rrëzuan,

por sipër derës emri nuk iu pa.

Kaluan vite, dy breza arbërorë,
ai emër në gurë s’po ngjiste,
ndër luftëra bori e tambura,
pas luftës ninulla arbërishte.
Në fushën poshtë, bori e hingëllima,
gjyle topash që gurin e digjnin,
në bedenat e kalasë Argjiroja,
kishte lënë një testament për të birin.
Iku Argjiroja drejt vdekjes së bardhë,
në fushën plot tambure e hingëllima,
u hodh nga kalaja e s’ra përtokë,
qielli e mori lart si vetëtimën.
E që atëherë ranë njëqind tërmete,
guri mbi kala as s’u fshi e as s’u shkul,
Gjini i Bua Shpatajve iku prej legjendave,
e në faqe historie u ul.

Endet Argjiroja si një hije e bardhë,

miti i (Ar)Gji(no)rokastrës

na bën më ëndërrimtar,

s’ka rëndësi nëse gjurmët kund s’ia gjen,

nëpër qytet e ndjen frymën e saj.

 

Ndjesia e shqisës së gjashtë

Sa gjëra kalojnë në ajër e s’i kapim,
po ta them sinqerisht,
miqësisht po ta them!
Kemi humbur rastin,
le ta themi ndryshe atë çastin,
kur vjen ai mendimi që e donim,
ajo ëndrra ta shikonim,
kur vjen mbarësia nëpër filtra të dritës e të zërit,
e thotë: unë nuk i përkas asnjërit!
Në një botë.që shfaqet,
që shtiret,
që fshihet,
edhe pse nuk e bëjmë një vesh shurdh e një sy qorr,
s’i dihet,
kurrë s’i dihet,
çfarë shihet,
cfarë fshihet,
se ka një shqisë të kuptimit në ajër.
Përtej asaj që shihet e dëgjohet,
gjendemi në të padukshmen botë,
si miq të paftuar,
s’e dijmë kush na ka dërguar,
a kush na ka hedhur ashtu kot!
Në ajër ka rrugë dhe semafore,
kur ndizet e kuqja,
ndalohet kalimi,
ndalohu e merr frymë!
E gjelbra të jep impulse nxitimi,
prap ndal,
se të humbi drejtpeshimi,
të erdhën të gjitha bashkë!

Të humbi çfarë e prisje,

e s’e njihje,

ndjesia e shqisës së gjashtë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.