4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Ramije Ukaj

VEÇ EDHE NJËHERË
Diçka e padukshme po më pëshpërit
Veç edhe njëherë
Të ngjitem shkallëve të fatit tim
Nëpër shtigje jete
Kërkoja rrezen e diellit
Që t`mi ngroh plagët e shpirtit
Nesër e kur është nesër
Që të nisem udhës së shpresës
Në emër të fatit tim
Veç edhe njëherë
Prapë dua që ta jetojë jetën
Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person, lule dhe ambiente të jashtme
LULE LOTI
Nuk e di kujt t`ia fali lulen
E këputur në kopshtin e zemrës
Të ujitur me lot shiu
Të vetmen lule loti e mora
Që t`ia dhuroj nënës sime
E cila përnatë më vjen në ëndërr
Ajo përditë po vyshket në sytë e mi
Që ende lotojnë për te
Atë e ruaj si kujtim
Që s`pata kujt t`ia fali lule lotin
Me aromën e shpirtit tim.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.