..nuk je për mua dashuri.
….ti hyre në trupin tim si,
rikthim në trupin e nënës,
të ndjeva thellë dhe në ,
gjak e në mish.
….por njëkohësisht ndjeva
ftohtësinë e ndjenjave të tua
dhe narcizmin tënd.
Kush dashuron me mendje
trupi mèndjes i përgjigjet.
Dhe kur nuk bën dot ndryshe
ndjenjat brenda teje vyshken.
Ku per dreq sot thashë,
dua të bëj dashuri.
MIRJETA HASA.
“””””””””””””””
Ej ,ti…
I dashur jetojmë te dy,
në mure akulli.
Dhe shikojmë njëri – tjetrin
pa reaguar.
E pastaj,pastaj reagojmë,
por,pa ndryshuar..
Pse??
Kur gjuha e trupit flet më shumë
se fjalêt.
Ej ti,mos mi ngri ndjenjat,
Unë kam zgjedhur ,
të mos hesht.
Më mirē te vdes ,
e djegur prush,
Sesa të vdes e ndryshkuar.
Mirjeta Hasa.
“”””””””””””””””””
…rastësi…
….sytē u pëlqyen në heshtje,
dhe thanë mijëra fjalë.
Shikimi yt mē djeg si gjethja,
që zhuritet në gushtin e saj.
Ndjenja mbeti e zhveshur,
e dobët si lastari nē maj.
Trupi ushqen iluzone të kota si,
toka rrebele që shpraz llavën e saj.
Zemrat shpërthyen, si thysat në acar,
o mëndje gënjeshtare,po ti e di ….
Se unë jam dashuruar me in ekzistencën,
që fshehur brenda shpirtit mbaj.
MIRJETA HASA.