12.5 C
Tiranë
E hënë, 9 Mars 2026

Doloreza Spiro

Me t’bukurin emër!

Jam e lumtur vërtetë me ty
Se vetëm ti më bën krenare!
Ma komplimenton t’bukurin sy
Dhe më thua, bëhu misionare
Të kam metafor o njeri
Se nuk urren, as kur t’ë hedhin baltë
Fjalët si diamante i lanë me flori
Na i skalit bukur, s’i me daltë
Faleminderit shumë o diell!
Ndjesë që s’të mbaj n’zemër
Po kësaj bote ,s’kam tjetër njeri
Që m’thërret me t’bukurin emër

Doloreza Spiro 15/ 11/2022ù

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

Ah moj kohë gënjeshtare
Që si kuçedër i nxjerr kthetrat
Mjaft i vyshke lulet lozonjare
E me shujtën e tyre mbushe vetrat..!

Doloreza Spiro 18/10/2022

“”””””””””””””””””””””””””””

Sot e humba betejën
Se isha në “luftë”me xherrin
Vërtetë nuk i’a kisha ngejën
Po se pëlqej stresin e sherrin!..
Të ëmbla i ka dreqi sytë
Po farmak i nxjerr goja
Sokëllin si pushka pa tytë
Kollitet kur si del gëzhoja
Mos u beto , në kokën e nënës
S’jemi ujku e kësulkuqja mes pyellit.
Gjithë jetën ngelëm nxënës
Në një vrim i biem fyellit

Zihemi se duhemi..!

“””””””””””””””””””””””””

Mirë u pafshim Shqipëri!
Erdha pranë teje e kushtëzuar dy javë
Se më mungon moj e mira Shqipëri !
Desha të shuaj mallin që më djeg si llavë
Po ditët me diell mi ktheve në stuhi
I lagësht e i freskët ky fund behari
Nafta e çmimet e larta deri në qiell
Plazhet e braktisura dhe rrugët si Kandahari
Nga kjo mizerabël më vinte për të vjellë

Erdha po relaksin te ty se gjeta

2022 dhe akoma vuajnë për drita e ujë

Një vakt shkonte, sa për 10 veta

Ika nga syt’ këmbët , me shpirtin rrëmujë .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.