5.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Enver Sahiti

Dhimbjet nga e kaluara me kan kalitur.

Edhe kur me thonë se këtë nuk mund ta bësh, unë përherë iu kam demostruar të kundërtën me punen time,

dhe përherë nga sfidat eventuale jam bere edhe më i pa thyeshem.

Enver Sahiti.

Viena Austri 22.12.2022

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Ikëm për t’u kthy tek ti

ku lindja e diellit ka kuptim

Ta ktheva shpinën
Në rrugën per n’mergim
Si një zog shtegtar
Do të kthehem përsëri.
Rugë e vështirë kjo e mërgimit
Larg vendit
ku lindja e diellit aty ka kuptim
Ditët dhe netët ketu nuk ndalen
Ikin dhe treten në pa mbarim
Si eshkë e ndezur djeg thell në zemër
Per jeten qe larg vendit e bëjmë.

Dhjetor 2022.

“””””””””””””””””””””

Epitaf
=====
Më ndjejë toka ime
Se shpejtë do të vi
e më merr ne gji,
tokë Dardane e vjetër,
Se vetëm ti do ma ruash ADN-në
Si askush tjeter .
Në epitafin tim,
Vetëm shqiponja e gravuar n’gurë
Asgjë mos të shkruhet
Se më mjafton dheu yt mëmëdhe..

Enver Sahiti 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.