7.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Mimoza Çobo

TI JE TEMPULL PËRJETËSIE

Mes mistereve ,nga yjet zbret përherë,
o hyjni pagëzuar në faltoren e yjeve,
aromën femërore shpërndan nëpër erë,
veshur me vellon e gjelbër të pyjeve.
Te ty lulja e jetës,shpirtin e brishtë ushqen,
o hyjni e pagëzuar në burime e kroje,
në buzët e tua, eliksirin e dashurisë gjen,
ai burrë, që di të thith të ëmblën hoje.
Te ty pi gjak embrioni,që do lindi nesër,
me guximin e marrë nga ty,o grua,
esencën e jetës ,buzës do ketë patjetër,
se ti e ushqen me dashuritë e tua!
Kush futet në gjirin tënd, të bëj kujdes,
se edhe nën mish ka filiza të pa çelur,
kush fle në gjirin tënd,i mbetet në kujtesë,
ëmbëlsia që la asaj lugine, pa mbledhur.
PRUSHI YT DJEG ÇDO BURRË
Për burrin prushi yt është furnaltë , o grua ,
kur ecën sipër thëngjinjve , shkrihet si hekur,
kush të prek ty , nuk mbetet pa ndëshkuar ,
zjarri i puthjes tënde , nuk lë burrë pa djegur .
Se ti ke recetën për dashurinë e munguar ,
recetë që zemra jote e servir me dëshirë ,
nga rrënjët e saj gurgullon limfë e bekuar ,
që ndez pasionet e burrit me tinguj intim .
Livadhit gjethehënë frymon për të ,o grua ,
kur sulet si dreri i etur në brigjet e ijeve ,
të njomë shtjekëzat e buzëve me nektarin huall ,
që pluskon nën cipën e hollë të hireve .
Netëve plapurit krahët e djalërisë gazmuar ,
sipër lëkurës tënde , fle e zgjohet i dehur ,
se aty fryjnë fllade ,që s’lënë plagë pa mjekuar ,
aty ngryset burrë e gdhihet foshnje etur .
Se ti mbrëmjeve mbjell farën e dashurisë ,
muzgjeve e spërkat , me eliksirin e shpirtit ,
s’lë të vdesin ditët e bekuara të Perëndisë ,
pa pirë kupën e lumturisë që mbajnë gjirit .
Për burrin prushi yt është furnaltë , o grua ,
kur ecën sipër thëngjinjve , shkrihet si hekur,
kush të prek ty , nuk mbetet pa ndëshkuar ,
zjarri i puthjes tënde , nuk lë burrë pa djegur .

©copyright reserved Mimoza Çobo

Mund të jetë art në lidhje me: 1 person dhe lule

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

PRUSH I MALLIT DJEG ZEMRËN
Pas dallandysheve shtegtuan dhe nipërit ,
krahët përkundën nëpër qiej vjeshte,
si shtërgjet, para ftohmës së dimrit,
me cicërima të larë me vesë gjethesh.
Tani ndjej në shpirt,një merak të pashuar,
në ëndërrime futem dhe asgjë s’më ndal,
minutat bëhen orë,mezi pres përmalluar,
kushedi kur ata do të kthehen prapë !…
Ah,për aromat e tyre,jam gjyshe përgjëruar,
nuhas lodrat në komodinë harruar,
këmishat e bardha ,të palosura te rafti ,
çorapet me ngjyra ylberi te sirtari .
Aroma e tyre bëhet brenda meje më e fortë,
natyrshëm rrjedh në inde deri në kockë,
duke më ngazëllyer me fëshfërimën e paqtë,
që vërshon brenda meje ,e vërshoj brenda saj.
S’mund të fle,pa atë përqafimin e tyre të valë,
më të valë se flladet e Jugës së bardhë .
Thonë se,si unë dhe shumë gjyshe të tjera,
për nipërit kurbetqarë,mall djeg fort te zemra.

Pres me padurim ,të rizgjohen lulet nga ngricat,

tek arra në oborr ,të këndojnë sërish bilbilat ,

zambakët të bëhen varka për nipërit,në lodrime,

në ag të më zgjojnë nga gjumi,me cicërime .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.