22.1 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Nijazi Kastrati

ËNDËRRAT E MIA

Ëndërrat e mia
Oqean pa fund
Nuk u shihet skaji
Askund nuk kanë fund
Me lundrën time
Pa u ndalë lundroj
Me stuhitë e jetës
Shpirtin përballoj
Këto stuhi të jetës
Më vijnë një nga një
Njëra m’sjell shqetësim
Tjetra lumturi

Herë bie nga lundra

E kërkoj shpëtimin

Herë fluroj n’qiell

Kur shijoj gëzimin

“”””””””””””””””

ERDHI BABADIMRI
-Për fëmijë-
Mbushi babadimri
Qerren me dhurata
Sheqerka bombona
Si dhe çokolata.
Vuri kësulë të kuqe
Mbi flokët e gjata
Sa më shpejt të eci
Të mos më zërë nata.
Duhej të kalonte
Male edhe fusha
I mbrehi në zgjedhë
Dhe katër drenusha.
U nis heret nadje
Me qerren e vet
Donte sa më parë
Të shkoi në qytet.
Në hyrje të qytetit
E prisnin shumë fëmijë
Ca kërkonin saja
E ca të tjerë ski.
-Së pari ju lutem
Eni n’përqafim
Dhuratat për ju
I kam pa mbarim.
Saja e çokolata
U kam sjellë o fëmijë
I doni me arra
Apo me lajthi.

Shpërndau dhuratat

Në qerre asgjë s’mbeti

Për kujtim të bukur

Një foto e shkrepi!

“”””””””””””””””””””

URIM PËR KRISHTLINDJE
-Ripostim-
Vëllëzër e motra te besimit të krishter; GËZUAR FESTEN PER SHUME MOTE!
Dua për Krishtlindje
Një urim të ndjek,
Paqë e dashuri
Në çdo vend të këtë.
Paqë e dashuri
Për vëllëzër të mi,
Pavarësisht besimit
Gjithmonë të jemi një.
Në botë kudo qofshi
Vëllëzër të shpërndarë,
Mbani mend çdo herë
Se jemi shqiptarë!
Do festojmë së bashku
Pashkë edhe Bajram,
Le të kuptojnë dhe bota
Se shqiptarët NJË janë!

PAQË EDHE SHËNDET

MIRËSI E BEGATI

URIME KRISHTLINDJET

JU VËLLËZR TË MI!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.