Nje vit te mbare ju uroj.
“”””””””””””””””””””””””””
Ohh, si është kjo botë?!.
Botë me shumë ngjyra!
Botë me shumë fytyra!
Botë me shumë mëndje!
Botë, me shumë të ndenjura ti je!
Si realitet e paraqet gënjeshtrën,
Nga njerëz që ta fërkojnë krahun,
E më pas ta ngulin pas shpine,
E këta janë kameleonë të vërtetë!?.
E ata dijnë vetëm të buzqeshin,
E pa e kuptuar të kafshojnë si nëpërkë,
Ah moj botë e marrë dhe e ndyrë,
Këta njerëz, a kanë ndonjëherë një fytyrë?!.
Gjithë ditën e ditës, luajnë me ty o bot interesi,
Ndrrojnë role e xhamadane,
Asnjëherë nuk ndjejnë dhimbjen,
E nuk e njohin atë asnjëherë.
Ata të lëpihen përballë,
E fërkojnë duart prapa teje,
Kënaqen me fatkeqsinë tënde,
E asnjëhera nuk ta lehtësojnë, por vetëm ty ta shtojnë.
A kur u bie n’kurriz tyre,
Si të lëpihen e bëhen petë,
E kush s’i njeh, thotë s’ka si këta,
E mjerë kush që i kemi bela.