6.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Delo Isufi

Të nginjur me mall

Mbrëmja brune mugëtirë,
Solli natën avash – avash,
Diku ndriçon një kandil,
Diku leh një qen jashtë.
Hëna lë dritën mbi borë,
Në qiell digjet një yll,
Diku troket një këmborë,
Në pyll ujku hungërinë.
Në kasollen anë xhadesë,
Bënë dritë një fitil pishe,
Zjarri që digjet në mes,
Në mure lë gjuhë bishe.
Burrë e grua pranë zjarrit
Mendojnë e s’kanë gjumë,
Degjohen gurët e malit,
Që rrokullisen në lumë.
Një kusi bakri mbi pirosti, 1)
Zien ngadalë fasulet qorre, 2)
Dy shtroje ka n’atë shtëpi
Një rrogoz e një mbuloje.
Burrë e grua kur llafosen,
Kujtojnë fëmijët në kurbet,
Mendimet i’u nakatosen, 3)
Era jashtë, çirret, bërtet.
Mbaron pisha, ata flenë
Pranë zjarrit të uritur,
Mëngjesi të dy i gjenë
Barkbosh e të drobitur.
Por të nginjur me mall,
Që fëmijët i kanë gjallë.
Delo Isufi
“””””””””””””””””””

Lulet e oborrit tim
Ju lule të bukura të oborrit tim,
Sa herë ju çelni, unë ju marrë erë,
Me vesën laheni në çdo agim,
Mbasdite prisni muzgun të bjerë
Ju e përqeshni hënën edhe yjet,
Se jeni më të bukurat në galaktikë,
Edhe kur mosha jonë do të thyhet,
Ju na dhuroni pak shpresë e dritë.
Unë i moshuari ju mbolla, ju rrita,
Dhe pluhurin ua fshiva me kujdes,
Ndonëse do iki, ka ardhur dita,
Për ju do bëhem diell dhe vesë.
Edhe kur ju të vyshkeni një ditë,
Mua do të më keni përëherë pranë,
Burbuqe do çelni sërish çdo vit,
Për pllenimin tuaj do bëhem pjalm.
Delo Isufi

“”””””””””””””””””””””

Si sot, me 25 Dhjetor te vitit 2001 nusia ime Emira, shkoi ne qiell, atje ku e kanë vendin engjejt

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe lule
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
NUSES SIME
Pranë zjarrit unë shkrep urët,
Prushi vatrën seç e skuq,
Flak’ e druve t’i shfaq nurët,
Të ndriçon fytyr’ e gushë.
Të shikoj e bukura ime,
Pranë të kam e pranë më rri,
Endem larg në kujtime,
Kur ishim të dy të rinj.
Ajo vajza me gërsheta,
Përparse të zezë shkolle,
Me turbullime si vjeshta,
Dashurinë tek unë mbolle.
Nga oxhaku dalën flakët,
Dritën hedhim përmbi Ty,
Unë me sy gjysmë të vakët,
Të kundroj me kërshëri.
Unë kollitem , Ti s’përton,
Më jep bardhakun me çajë,
Buz’qeshja jote më shëron,
Dora jote e ngrohtë, valë.
Unë sonte të kam përball,
Moj e bukura nusia ime,
Në ëndërr ma shove mallë,
Plot me puthje e përqafime.

Delo Isufi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.