18.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Prena Prendi

Na ishte seç na ishte dikur…

Fundi i vitit po jep shpirt
Kujtojmë vitet shumë më parë
Kish lezet e gjithçka dritë
Tash na duket si përrallë.
Mblidheshim te shtëpi e vjetër
Gjithsecili në takat vet
Me një pako fut nën sqetull
Mos të “rëndoheshin”prindërit e shkretë.
Fukarallëk ishte gjithkund
Fruta plot nuk kishte shporta
Të gjithë ndjeheshim të lumturum
Ndahej molla ,në katër copa.
Zbukurue me punë dore
Letra ngjyrash ,zingjir -zingjirë
Ca pambuk si lule bore
Zburonim kështu shtëpinë.
Si përrallë e tregojmë ne
Më e veçanta e vitit të ri
Ishin lodrat ,vendos në bufe
Në vend të loznin me to fëmijë.
Tavolinat tash janë plot
Zbukurime ,plot larmi
Vetëm shpijat ,thuajse bosh
Festojnë pleqtë në vetmi.
Jemi të ngop pa fillue
Mendja humb ,ku janë fëmijë
Nëpër shpi tu “murmurue”
Urojmë kështu për vit të Ri.
S’është hareja si ka qenë
S’mblidhna ma si ish dikur
Hallakat e marrë dhenë
Po festojmë ,sikur të humbë.
Kudo jeni u urojmë
Shëndet ,paqë e mirësi
Vitin tjetër të shpresojmë
Më me shumë begati.

P.Prendi dhjetor 2022 Firenze

“””””””””””””””””””””””””””””””””

LARGËSI
E sfidoi dashuria,
hendekun e thellë
Si dielli që është një
Ngroh botë të tërë.
Largësi s’ka e as kufi
Rrjedh si ujvarë
Me dashuri
S’bëhet pazar.
As shitet ,as blihet
Me napolona
As gjendet ndër ëndrra
Veç ta ndjen zemra.
Gjithë globin gjestisë
Sa shumë syri pa
Kilometrat e largësisë
Nuk ndajnë sevda.
Zemra troket
Ku mendja s’të tha
Mallkue kurbet
Njerëzit ,mos nda!
Ndaj largësinë fshijeni
Hiqeni si motiv
Silluni ngado silluni
S’fshini dashurinë.
Nga larg urime
Me miqësi
Shëndet e gëzime
Në pafundësi.
Gjithë toka sillet
Rreh boshtit vet
E vërteta s’fshihet
Ajo flet vetë.
Nuk ka largësi
Të të ndajë me gjak
Paqë e qetësi
Urojmë pa cak!

P.Prendi 27.12 2022 Firenze

“”””””””””””””””””””””””””””””””

GËZUAR TË GJITHËVE MIQ !
E bardhë qoftë kjo ditë e madhe
Për njerëzimin pa dallim
Më pak strese e aspak halle
U uroj nga shpirti im.
Pa dallim rracë e gjini
Për të gjithë besimtarë
Me shëndet e mirësi
Kudo jeni vllezër shqiptarë.
Të së njëjtës melodi i bie
Të njëjtin lot do lëshoj
Në kurbet ,jeta s’ka shije
Për të vazhdoj të krijoj.
Në këtë natë të lindjes Krishtit
Shtërngojmë dorën njëri -tjetrit
Paqë e bardhësinë e shpirtit
Dinjitetin i shtojmë vehtit.
Si çdo festë edhe këtë radhë
Nëpër botë jemi shpërndarë
Por me zemër ,jemi bashkë
GËZUAR!
Mbarësi e jetë të begatë!

P.Prendi 24.12.2022 Firenze

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.