18.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Demir Rusi

ÇFAR KEMI, BASHK TI NDAJMË

Dhe pak ditë, kanë mbetur
Dhe ky vit, është tretur
Si të tjerët dhe ky shkoj
Ca më shumë, varfëroj
Lufta andej, solli ndryshime
Sidomos, importe e çmime
Në vend rrogat, pensionet
E lart fluturuan ç’mimet
Tek dera, viti i ri erdhi
Kush nuk mundet e zë tmerri
Vret mendjen,shkon vërdall
Festën, ka më të madhin hall
Njerëzit të gjithë, të zotit janë
Tokën shtroje e qiellin kanë
Por jetën, se bëjnë njëlloi
Disave u vjen alla-soj
Polarizim të skajshëm kudo
Shtresa e mesme nuk ekzisto
Ato që majmen, me hallet tona
Ne, u dukemi milingona
Kudo, ka diferencime
Këtë ka bota kapitaliste
Por të varfërit, shumë e ndiejnë
Strapacohen, hair nuk bëjnë

Të rregullohemi, bashk t’ja dalim

Me njëri-tjerin, t’japim e marrim

Çfarë kemi, le t’i ndajmë

Është festë, të gjithë të hamë

Demir Rusi

“”””””””””””””

MEDITIM…PAS MESNATE
Nje shqetsim e gjumi më iken
Kohë kam që dua ta”vras frikën”
Nuk e di nga më vjen,më mbysin idet
Dhe shpirti më tradhëton,më humbet
Në gjumë i vdekur është njeriu
Noton,udhëton kushedi gjetiu
Shpirti ndahet, largohet në Univers
Kthehet lehtas,herët në mengjes
Mua siç duket, s’po më lë rehat
Sikur nuk më ndahet,asnjë cast
Un ndiej dhe zogjt, jasht kur fluturojnë
Çohen,trazavitem,dua ti shoqëroj
Të eci duke medituar,kërkoj vetmin
Askënd afër s’dua të më prishi qetësin
Bota është imja, do ti bie qark
Kur t’mos jem të mos kem merak
Hej,kjo Botë me plot poshtërsi
Është i pangopur i shkreti njeri
C’vat gjithandej,të kapi sa më shumë
Me punë e hajni,rrjedhën e do lumë

Kur vdesim, jemi të gjithë fukara

Njelloj,ai që kishte dhe ai që s’ka

Pasuria të shoqeron deri tek dera

Shoket e mileti, sa t’mbuloj dhera

Demir Rusi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.