18.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Niko Poet Gjiriti

KRISHTI LINDI S’TËKAPI PËR DORE
I dashur nip eja, vetëm lindja jote më bën gjysh
vogëlush, në një ditë, do festojmë, dy ditëlindje
ke kokën e madhe si timen, mos t’marrin n’sysh
ndryshe gen trashëgimie, nuk krijon dot bindje
kur erdha në këtë planet, kam qarë si i trembur
edhe ti do qash, se për keq, shum ka ndryshuar
për t’mir, fare pak do e kuptosh n’jet duke ecur
lum si ti, që ke mami dhe babi, ful të dashuruar
dëgjoj tik takun e lëvizjes tënde, në prag vit i ri
vogëlush bebe, si se ke idenë dhurat festash je
Krishti lindi s’tëkapi për dore, gjumash ndiqe ti
ke lejë të hysh në dashurit tona, me belbëzime
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

BËN SIKUR S’DËGJON
Erdhi melodia misterioze e intonuar e qartë
forcën e fjalës, kam nën kontroll jo planetin
let’kërcejm për ardhjen tënde o nip dhuratë
bën sikur s’dëgjon, le në pritje, gjysh poetin
Gërmëtari
“””””””””””

ECIN, DREJT DRITËS TË DY
I kujtoni vetes mos t’kapeni pas shpifjeve e ligësive
ka kaq shumë t’mira në botë, ndiqni plot vëmendje
sa mëtakon, ndez diellin si poet gërmave dashurive
kjo asht jeta ime, udhëtimi human të jem n’gjendje
në fund të fundit, lumturia, asht zgjedhje ndjenjash
më shumë se çdo gjë, ata zgjodhën shpirtin, nderin
zgjodha për ta poezin çdo ditë n’përballim betejash
ecin, drejt dritës të dy çdo ditë bashk’ e buzëqeshin
m’kritikuan pse s’pashë lajmet s’merrem me politikë
jam kritikuar për diçka, që s’jam në dijeni, të shpifjes
do t’mbaja mend po ta kisha bërë, s’kam aspak frikë
kritikoj veten nëse dua ta di, i lashë pas drejt ngjitjes
kjo asht pikërisht mënyra, se si e jetojn jetën ata tani
qëllimi të jenë të lumtur, pozitivë, t’jetojnë më bukur
më bëjnë të ndihem i dashur të qëndroj plot dashuri
mrekulli, të krenohesh për vajzën e dashuruar, flutur
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””

TI S’NDRYSHOVE NGA MENDJA
Dikur me mua të kishte lezet buzëqeshja
nuk kishe nevojë që të shtireshe e lumtur
ti s’ndryshove nga mendja, as nga veshja
mua m’dukej vetja më i ri, çapkën i bukur
u përpoqa tët tërheq ty në rrugën e duhur
puthjet, qen litar dashurie, mëse sinqerisht
s’munda tët heq vullnetin tënd të lirë n’nur
të dua, ti më kthen shpinën, më flet italisht
dashuria mund të dështojë, ne duhet t’dimë
se dashuria do të ngelet gjithmon’ reciproke
kurrë s’do t’ket dashuri pakushte do arratinë
të dyshosh, si je vetë për tjetrin, ti s’u ngope
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.