.
Gj. Dajani…….Zadrimë…….Lezhë.
“”””””””””””””””””””””””””””””
-Të lutem nëna gjyshe më trego, c’është ideali?
– Se di more shpirt, nuk dua të të gënjej,
Kuptimin e kësaj fjale kurr nuk munda ta gjejë!
.
-Ç’është familja, nëna gjyshe të lutem më thuaj ?
– Është streha e ngroht, e bukur , me yje shkëlqyer!
Që të mos shikosh asnjë strehë të huaj!
.
-Çfarë është drejtësia, nëna gjyshe të lutem ma shpjego ?
– Është e vështirë të ta them i dashur nipi im,
Atë duhet ta vendosësh vetë, me guxim…
.
-Nëna gjyshe të lutem, më trego pak,
Çfarë është ndershmëria?
-Këtë e mëson nga jeta shpirt,
Atëhere kur të kujtohen fjalët e mia.
.
-Po dinjiteti nëna gjyshe, cfarë është se nuk e kuptoj?
– Shpirti nënës, në jetë do njohësh grabitqar tinzar,
Që gjithë kohen bajnë vetem zararë!
.
Do të njohësh njerëz me flokë dhe qerosa,
Të pafytyrë, dinak dhe harbut,
Që pa punë u bënë bosa!
.
Do hasësh njerëz me shumllojshmëri fytyre.
Asnjëri nga këto, nipi dashur,
Nuk mund të ta heqë dinjitetin,
Në qoftëse ti, nuk ua lejon, atyre….
.
Të jeshë vetvehtja shpirti i gjyshes,
Je i nevojshëm për shoqërinë,
I aftë për të përballuar jetën,
Por, shumë i dashur për Shqipërinë!
.
Gj. Dajani …….Lezhë.
“”””””””””””””””””””””””””””
Disa vargje po i shkruaj
Nje tradite ka fshati jone
Edhe n’qoftse ndodhen larg
Merren vesh ata gjithemone.
Kur jane larg nga njeri tjetri
Nuk kane fare veshtirsi
Shume kollaj ata kuptohen
Fishkellimen kane tradite.
Ne nje mbledhje asambleje
Ku te gjithe po diskutonin
Nje i ri po kerkon leje
Te dale pak se me kerkojne!
Ku do t’shkosh ti more djale?
Kush t’kerkoj ty, ku po e din?
E kuptova une shume qarte
Shoku im m’thrret me fishkellime.
Ne stadiumin Qemal Stafa
Nje Blinisht’s ndeshjen shikonte
Per momentin ishte vetem
Por s’po dinte si t’vepronte!
Menjehere ai u kujtua
Per ti heq vehtes merzine
Futi n’goje gishtin e vogel
Leshoj vrullshem nje fishkellime!
Por shume shpejt e gjeti zgjidhjen
Leshoj nga goja nje fishkellime
Ne moment tingujt i mblodhen
Perreth tij krejte shoqerine!
Kjo tradite kurre s’u harrua
Dhe pse kohrat kane ndryshuar
Te gjithe Blinishti krejt kuptohen
Vec me goje duke fishkelluar!
. . .
Gj.Dajani . . . Blinisht . .