8.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Dhjetor 2024

NJË MBYLLJE E SUKSESSHME E VITIT 2022 NGA JEHONA SHQIPTARE! 

Shkruar nga Ferit Hoxha

 Gërshetimi i dy evenimenteve në të njëjtën kohë ishte “CERTEFIKIMI” më i mirë i veprimtarive vjetore dhe i 15 vjetorit të themelimit të Shoqatës Artistike “Jehona Shqiptare” me Kryetare znj. Zamira Korançe dhe Presidente Nderi znj. Margarita Xhepa “NDERI KOMBIT”.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Evenimenti u pasua paralelisht me promovimin e 3 librave të autorit prof. ILMI TAHIRI të titulluara : 1.”Për ty Kosovë”, 2.“Sytë kah Atdheu”, 3.“U ktheva Atdhe”. Ky gërshetim eventi i dha fund për këtë vit kalvarit të gjatë të promovimeve të shumë librave të autorëve të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora të cilët u realizuan në sdudion e Jehonës Shqiptare. E veçanta e promovimeve në këtë studio qëndron se: Së pari në shumicën prej tyre në panelin drejtues ka qenë prezente artisja, aktorja e madhe znj. Mangarita Xhepa “NDERI KOMBIT” . Së dyti në të gjitha rastet ato janë ndjekur edhe nga brezi i ri, që tani në kohën e internetit kanë një ndikim të madh në ndërgjegjësimin e kësaj moshe për domosdoshmërinë e leximit të librave. Dhe së treti të gjitha promovimet janë shoqëruar me këngë, valle nga këngëtarë dhe valltarë të moshave të ndyshme duke i bërë më tërheqës këto promovime. Kjo meritë i takon ideatores dhe realizueses së këtye evenimenteve znj.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Zamira Korançe(sigurisht me përkrahjen dhe kontributin e të gjithë stafit mbështetës). Por e veçanta e këtij promovimi kësaj radhe ishte se në të njëjtën kohë u mbajt edhe Post Festivali i Aktrimit të Rinisë Kombëtare, Edicioni 6-të i Titulluar “Festivali i Aktrimit Jehon, Rnia Shqiptare Triumfon” ku në fokusin kryesor kishte ndarjen e Mirënjohjeve për stafin realizues të finales të festivalit dhe çmimet që nuk mundëm t’i vlerësonim në 12 Dhjetor. Tashmë është bërë traditë mbajtja e këtyre Post Festivaleve pas çdo festivali që organizohet nga Shoqata “Jehona Shqiptare”, ku për fat të mirë janë të shumta që realizohen brenda vitit si: -Festivali Poetik që shoqërohen me vëllimin përkatës “ANTOLOGJIA POETIKE KOMBËTARE E JEHONËS SHQIPTARE” -Festivali i këngëve dhe valleve për fëmijë, titulluar: “URIME TALENTET E RINJ, BIJTE DHE BIJAT BE E KOMBIT SHQIPTARE” – Festivali Aktrimit të Rinisë Kombëtare, titulluar: “FESTIVALI I AKTRIMIT JEHON, RINIA SHQIPTARE TRIUMFON”, etj Vlen të përmendet se në të gjitha festivalet ngrihet një juri me profesionistë të fushave përkatëse nga trevat shqipare dhe diaspora, duke u certefikuar nga aktorja znj. Mangarita Xhepa- “NDERI I KOMBIT”, si dhe prezenca e shumë personaliteteve nga fusha e artit, kulturës e nga shoqëria civile. Evenimentin e fundit patëm nderin të na e prezantojë gazetari dhe publicisti njohur nga Dardania z. Rudi Berisha. Mjaft emocionuese ishte edhe përshëndetja nga autori z. Ilmi Tahiri, ku përveç përmbatjes dhe kuptimit të poezive në këto tre vëllime në sytë e tij dukej qartë jo vetëm perskutimi i tij nga regjimi serb, por edhe vuatjet dhe përpjekjet e popullit të Kosovës ndër vite e sidomos gjatë kohës së luftës për çlirimin përfundimtar nga regjimi i S. Millosheviçit.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në podium ishin autori Prof. Ilmi Tahiri, znj. Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”, Presidente Nderi e eventeve të Jehonës Shqiptare, znj. Kozeta Zavalani, gazetarë dhe aktiviste të shoqërisë civile, Z. Can Tahiri nga Diaspora, Presidenti i Parlamentit të Miqësisë dhe Paqes për Diasporën me Qendër në Gjermani. Në këtë eveniment fillimisht përshëndeti Nderi i Kombit, znj. Margarita Xhepa, që interpretoi disa poezi nga librat e autorit të mrekullueshëm Dardan Ilmi Tahiri.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Duke vazhduar me përshëndetje nga të pranishëm të tjerë si: Gazetarja Kozeta Zavalani, poetja dhe piktorja Flutura Maçi, poeti Perparim Luca , Drejtori Organizativ Prof. Ferit Hoxha, aktori humorit z. Ramazan Xon Luga , poetja znj. Miranda Troci Derti, poeti z. Fatjon Bunga, z. Milaim Kadolli Mjeshtri i Çiftelive nga Dardania, znj. Nafie Jella, znj. Fiorela Kofsha etj I gjithë aktiviteti u shoqërua me një program artistik me këngë, valle, poezi e melodi të ndryshme, duke vazhduar me fotografitë artistike e në përfundim me përqafime dhe shtërgim duarsh, duke i uruar njëri tjetrit gëzuar festat e fundvitit dhe 2023-shi qoftë një vit i mbarë për gjithë shqiptarët! Edhe një herë në pozicionin e Drejtorit Organizativ dhe të stafit drejtues gjej rastin të falenderoj të gjithë konkurentët që kanë marrë pjesë në këto festivale gjatë vitit 2022, të gjithë anëtarët e jurive, të gjithë pjesëmarrësit dhe kontributorët e ndyshëm që kanë ndihmuar në realizimin e këtyre evenimenteve, që në fokusin e tyre kanë “PROMOVIMIN E TALENTEVE TË REJA TË KOMBIT SHQIPTAR” UROJ QE VITI 2023 TE JETE VIT I MBARE PËR GJITHË SHQIPTARËT!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.