Sa bukur është, të dashurosh një poete,
Në fantazinë e saj, do lundrosh sa mund,
Do bredhësh në shtete, male, oqëane, dete.
Do bredhësh, në botën e madhe pa fund.
Sa bukur është, të dashurosh një poete,
Të flesh, mes vargjesh melodiozë të saj,
Në atë baçe trëndafilash, po hyre mbete.
Patjetër do dehesh, nga aroma e saj.
Të dashurosh një poete, je vetë poezia,
Muza, fantaza, guximi, orbitës e saj,
Për të je frymëzimi, je shpirti, dashuria,
Si gur të çmuar, brënda shpirtit e ruaj.
Të dashurosh një poete, s’është kollaj,
Dashuria me të, është hesap më vete,
Por kurrë asnjë çast, asaj mos ju ndaj,
Në shtrat, atë dashuri të vërtetë trete.
Sa bukur është të dashurosh, një poete,
Në qiellin e kaltër të saj, si yll të ndriçosh,
Diellin dhe hënën e ke gjithmonë me vete,
Në sytë e saj të shkruar, veten të shikosh.
Të dashurosh një poete, është mbrekulli,
Mos e shqetëso, kur është duke shkruar,
Se ajo në mes vargjesh, të jep dashuri,
Atë dashuri, që vetë zoti, e ka bekuar,
Besnik Memelli
18.12.2022
Femrat, nuk shahen, as goditen,
Femrat, janë engjëj perëndie,
Femrat, puthen dhe ledhatohen,
Sepse ato janë, mjaltë dashurie.
Femrat, janë si xhami delikate,
Zemrën e tyre,s’duhet ta thyhesh,
Fjalën me të, gjithmonë mate,
Mes ndjenjave të tyre, të dehesh.
Femrat kërkojnë, dashuri të plotë,
Një dashuri, të pastër si kristali,
Të ndjehen të lumtura, në ktë botë,
Dhe jo të bëjnë, dashuri nga halli.
Besnik Memelli
14.12.2022