7.5 C
Tiranë
E martë, 3 Dhjetor 2024

Nikolle Loka

Gëzuar
Mbërrijmë në fund,
presim një ardhje të madhe
dhe një ikje të pakthim,
një shkreptimë të zgjatur, pak vëmendje…
të gjithëve do t’u ravijëzohet në qiell një vetëtimë…
dhe në ballë do t’u lexohet një urim!
Dikush do të lindë,
por dhe dikush do të vdesë…
Në sekondën një,
po hyn një ndjesi,
një mirëseardhje, një lamtumirë dhe një ndjesë…
Një ëndërr brenda shpirtit shpërfaqet,
nuk don të rrijë më në sirtar,
kalon para nesh e ardhmja si e tashme,
brenda sekondës së parë.
Në një sekondë,
kapërcejnë tufa iluzionesh mbi krye,
përflaket një mirëseardhje
dhe një mirupafshim digjet,
qielli përndizet ndër yje…
Pastaj
përjetojmë një sekondë tjetër,
kur besojmë se ndryshohet bota
me një urim,
dhe jeta, si e re dhe e vjetër,
ngjallë midis nesh shumë shpresë
dhe besim!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.