“”””””””””””””””””””
“SHTATORJA E NGRIRË” E MIGJENIT
NË KOHËN E DEMOKRACISË SË SOTME BORGJEZE!
Gazeta “SOT” e datës 29 Dhjetor 2022, shkruan:
GRUAJA HUMBI JETËN NË AMBJENTET E BASHKISË SË LUSHNJËS
Reagon me shpejtësi policia:
Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë të shënuar në Lushnjë, ku një grua ndërroi jetë brenda ambienteve të Bashkisë. Policia njofton se ka ndërruar jetë Shpresa Cani 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Kujtojmë që Cani kishte shkuar në bashki për të kërkuar llogari se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.
Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë me forcë jashtë. 60-vjeçarja, ashtu e zhgënjyer, ka kërkuar që të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.
Sapo ka kryer takimin, ajo është ndierë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja ka ndërruar jetë në vend.
(Gazeta SOT, datë 29 Dhjetor 2022)
. . .
T’i heqësh ndihmën sociale në prag të vitit te ri, një gruaje 60 vjeçare, që me siguri bënte pjesë në “kontigjentin” e qytetarëve që jetojnë në kufijt e varfërisë, nuk është gjë e lehtë. Aq mè pak vdekja e saj në mjediset e Bashkisë dhe përballë “murit të borgjezëve të rinj”, që dinë të përdorin vetëm “sopatën e dardharit” kundër të varfërve, të quhet një vdekje natyrale!!!!
. . .
RRETH NJË SHEKULL MË PARË, MIGJENI,
NË TREGIMIN “BUKURIA QË VRET, SHKRUAN:
“E trupi i vocërrakut, i lokes së nënës, ishte ba nji shtatore e ngurtë. Shtatore e ngurtë e shkulun nga gjini i nanës. – merrnie dhe çonie në qytet kët’ shtatore. Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka ma shumë merita për kët’ vend! Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndisë klasike.”
. . .
Kjo thirrje migjeniane, sot mund t’i kushtohet “me meritë”, Kryeministrit, ministreshës së Financave dhe Kryetares së Bashkisë së Lushnjës. Pa harruar edhe deputetët tanë, shumica e të cilëve ka prerë biletë për ta kaluar vitin e ri në Maldive, Dubai, Havaj dhe . . . haj, haj . . . !
—————————