27.2 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Fane Tarifa

NJE MESIM I SOFISTEVE !( 102 )
Te punosh tere jeten me nder e dinjitet, te sillesh mire me kedo, te dhurosh dhe te ndihmosh te tjeret…..
E perseri veshtire te quhesh njeri i mire !
T’i besh dikujt 100 te mira , ai mendon se ti e ke per detyre ate qe ben !
Pastaj te mos mundesh t’i besh te 101-ten te mire .. menjehere etiketohesh i keq, bile i poshter !
Eshte shume e lehte te quhesh i keq.
Mjafojne 5 sekonda me nje sjellje jo te hijeshme, me nje mendim apo veprim qe nuk perputhet me realitetin dhe menjehere etiketohesh….
I KEQ !
Njeriu nuk lind i keq . Ai lind i pafajshem . Mbi te veprojne nje sere kushtesh e rrethanash sociale e familjare.
Sipas ndikimit qe ushtrojne teresia e ketyre faktoreve njeriu orientohet ne veprimet e tij te metejeshme.
Varet nga forca e trysnise qe ushtrojne mbi vetedijen e njeriut njeri apo tjetri faktor, qe percaktojne sjelljen e metejeshme te tij ne raport me faktoret rrethues.
Ne disa raste mjedisi familjar behet percaktues, por ka raste qe faktor percaktues mund te behet mjedisi shoqeror i te riut apo i te rese.
Kjo ndodh me teper athere kur pergjegjesia e ndikimi i familjes dhe i shkolles zbehen .
Ne varesi te faktoreve ndikues formezohet edhe personaliteti i njeriut. Ky personalitet paraqet ose nje njeri me sjellje teper korrekte , te kontrolluara dhe ne pajtim me moralin social, ose nje njeri qe stonon me normat familjare e sociale.
Ja keta jane faktoret qe sofistet kerkonin te kontrolloheshin nepermjet mesimeve te logjikes qe u servirnin nxenesve.
Shkolla tipike e sofisteve te vjeter ze fill me Sokratin.
Ai e bente analizen logjike duke perdorur nje subjekt dhe nje predikat.
Me keta dy gjymtyre te logjikes ai nxirrte konkluzione pohuese ose mohuese.
.
Sofistet synonin qe nepermjet shkalleve logjike ta conin bashkbiseduesin deri aty sa te pranonte ate qe kish mohuar me pare.
Sofistet thone se vetem fraksioni sekondes apo nje hap, ndan te mirin nga i keqi !
Kur meson si te arsyetosh, thoshte Sokrati, vetem athere e kupton se nuk eshte pasuria qe te ben te ditur, por eshte dituria qe te ben te pasur !
Ata u mesonin nxenesve artin e oratorise , por dhe aftesine per ti ngritur gracka mendimit.
Po jap dy shembuj se si sofistet i ngrene gracka mendimit :
Ti ,thone ata, duhet ta kesh ate qe nuk e ke humbur…
E meqense ti nuk i ke humbur briret ,ti duhet te jesh me brire !
Kur ti genjen dhe pastaj pohon se ke genjyer ti dhe genjen dhe thua te verteten……….
Sepse ne rast se ke genjyer nuk je genjeshtar, ndersa ne rast se nuk ke genjyer je genjeshtar !
Dikush i ka etiketuar sofistet si filozof, qe u mesonin nxenesve artin e mencurise se marre
Mos valle jemi ngopur me premtime e urime ???!!!
E ndjej se e kam te veshtire per te uruar per vitin e ri 2023 !
Pse i them vetes ??!!
1. Sepse ndersa masa e madhe e pensionisteve vuajne varferine ,
une uroj qe te behet mbase nje mrekulli dhe pensionet te indeksohen, duke arritur ai nivel , qe mos te kete pension nden 25000 lek.
Mire , mund te thote dikush , boll na eshte premtuar por deri tani asgje ne torbe, ndersa ne, qe nuk kemi gje ne dore, rrahim uje ne havan !
2. Uroj qe te papunet, njerezit e deshperuar dhe gjithe ata qe vuajne varferine , duke mbijetuar ne minimumin e jeteses, bile edhe me keq , te kene mundesine per te kaperxyer kete gjendje, si me ndonje punesim, ashtu dhe me ndonje politike fleksible ne favor te tyre!
3. Uroj qe gjithe te pangopurit te korruptuarit , te gjitha ata qe nuk dine te ndalen , duke rrembyer ne kurriz te popullit , te ndalen dhe te paguajne ashtu sic duhet babezine e tyre!
4. Uroj qe me se fundmi drejtesia , mbase edhe me dhimbje , te transformohet nga padrejtesi qe eshte ne drejtesi !
5.Uroj qe, te arrihet qe klasa e kalbur politike e te gjitha kraheve, te menjanohet dhe ti hapi rruge forcave progresive, qe ende jane ne embrion !
6. Uroj gjithe bashkombasit e mi kudo qe ndodhen, me anen e kesaj gjuhe madheshtore, me kete gjuhe hyjnore , me gjuhen shqipe:
Gezuar dhe vetem gezime tju sjell viti 2023 per ju dhe familjet tuaja !
7, Edhe pse nuk kam gje ne dore , pervec zerit e shkrimeve te mia , perseri nuk mund te hesht kur perjetoj dhimbjet dhe vuajtjet e bashkombasve te mi , e vecanerisht te atyre qe kane rene ne pellgun e deshperimit !
8. E megjithate .nga thellesia e shpirtit tim uroj gjithe shtetaret shqiptar dhe kosovar dhe gjithe bashkombasit e mi qe ruajne ende identitetin tone kombetar :
Gezuar dhe per shume vjet gezuar te nderuar miq !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.