10.5 C
Tiranë
E premte, 2 Maj 2025

Nga brilanti:Fran Ukcama

Erdhën të Dy,
Në kaptyell Prillit,
Pranverë e Thyer,
Përshtjelluar Qielli,
Të Dy në krah
Për me qënë më i ngrohtë shpirti,
Për me qenë më i shëndritë dielli!!!
KOMBIN MBI SHPINË!!!
Ku po shkon o burrë,
Po shetit krejt botën,
Si lis në furtunë,
Në shpinë mbaj Kombin!!!
Kudo shkel në Botë,
Ku lind, perëndon,
E mbanë lidhun fort,
Peshën, quhet Komb!
Pesha quhet Komb,
Me nder dhe krenar,
Sot e përgjithmonë,
Vikas, jam shqiptar!
Në s’dini shtëpinë,
Ku ka Qiellin, Tokën,
Pysni Historinë,
Për Gjergj Kastriotin!
Nese doni historinë,
T’a mësoni me nge,
Ndaloni në udhë një grimë,
Për Ismail Kadarenë!!
Nese humanizmit,
Ku shëndrit rreza,
Në udhë shtegtimit,
Ndal te Nënë Tereza!!
Nese doni të mësoni,
Ç’ shenjë dallo në Botë,
Kuq e zi simboli,
Flamuri më shqiponjë!!!
NË HARROFSHA AMËN, THONI PASKA IKUR!!!!
Në harrofsha kangën, kallxoma nji fjalë,
Në harrofsha andrrën, nisma dhe një falë,
Në harrofsha udhën, nismani i Gjogun, kurrë ai nuk hupë,
Në harrofsha babën, nanën, sillma parmëndën, lëpungën,
Në harrofsha jetën, femijë, familje,
Merrmni në krah,kthemni në vendlindje,
Në harrofsha Amën, shpirtin e përndritur,
Ah kot më mos u lodhni, thoni paska ikur!!!
PUTH FËRKEMAT E FEMIJËRISË!!!
Shkel në gjurmët e ngira
Më dhëmbin kujtimet e mia,
Sa mall ndjen për gurët, opinga,
Me lekurë lope qepun nga gjyshja!!
Kaloi në rrëhen e borës,
Femijrinë e marr për dore,
Në krahqfë librat e shkollës,
Gozhupin hedhun sipër kokës!
Ndalem te gurët e mrizit,
Flas me motet e hershme,
Të veshura, vuajtjes, mjerimit,
Pikë loti synit si serme!!!
Femijeria hap krahët më rrok,
Ku je, ç’u bane kaq vite
Dhe të dy mblidhemi tok,
Vendlindjes puth ferkemat relike!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.