Nga:Albert Vataj
Ikjet e befta janë të trishta sepse janë ikje pa lamtumirë.
E tillë ishte ikja e Artan Lames. Ai, prej sot, 22 maj 2025, nuk do të jetë më i pranishëm, në angazhimet publike, në trajtimet e tematikave të ndryshme, në prezencën mediatike, ku me shpirt dhe zjarr shpërfaqi, prezantoi, parashtroi dhe mbrojti shumë çështje, ku la të plazmuar në memorie, zërin dhe argumentet e tij.

