Një event estetik me vlera të veçanta, ku u shplalos edhe një here magjia e artit poetik lushnjar, ishte konkursi poetik “Ngjyra në vargje”, realizuar më 24.05 2025 në qytetin e Lushnjës. Ishte një piketë ku u ngjitën poetët e qytetit tonë, për te deshmuar edhe një herë talentin e tyre dhe shpirtin e garës për standarde më të larta poetike. Ky konkurs poetik finalizoi një sukses të padiskutueshëm nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë, në bashkëpunim me Bashkinë, Bibliotekën dhe Qendrën e Artit ” Vaçe Zela”. Ishte një fjalë e mbajtur e Lidhjes sonë, pas një premtimi që bëmë bashkerisht, kur u organizuam në këtë forum të Shkrimtarëve dhe Artistëve lushnjare.

Në këtë konkurs u synua promovimi i vlerave lushnjare të poetëve të afirmuat dhe atyre të rinj, ku secili nga poetet u vlerësua në bazë të standadit estetik dhe procedurave letrare të vleresimit të poezisë. Juria bëri një punë. të shkëlqyer, profesionale dhe serioze, duke perzgjedhur me kujdes poezitë më të arrira dhe me më shumë rezonancë artistike e sharm poetik. Kjo juri, me Kryetari i jurisë – Prof. Dr Agim VINCA, * Poet – Bujar XHAFERI * Poet – Agim BAJRAMI, ishte e detajuar imét dhe me pergjegjesi profesionale, kur dha keto çmime: Çmimi i parë – Edlira GORREJA Çmimi i dytë – Ollga SELMANI Çmimi i tretë – Hyqmet HASKO si dhe çmimet inkurajuese të poetëve të rinj, të cilët konkuruan denjësisht dhe jané një thesar i të ardhmes sone poetike.


Me Çmim inkurajues u vleresusuan. Musa DERVISHI dhe Kloe ZGJANA. Mirënjohja dhe falenderimi pa fund shkon per moderatorin Franc Nushi, artistin, regjizorin e Teatrit të Kukullave, që me moderimin e tij i dha atmosferë dhe ngjyra të gjalla këtij eventi. Nuk mund të mos falenderojmë përzemérsisht dhe posaçerisht Kryetaren e Bashkisë znj. Eriselda Sefa, e cila gjithmonë iu është gjendur pranë shkrintarëve dhe artistëve, në të gjitha veprimtaritë e tyre . Gjithashtu falenderojmë, * Dr. e shkencës së letërsisë z. Fitim Veliu, përkthyesin z. Gëzim Baruti, artisten, violinisten e krenarisë lushnjare znj. Nikoleta Allkanjari, poeten znj.



Elida Broshka, poetin z. Shkëlzen Ukëhaxhaj, inxhinieren Ariola Dylia, artisten e talentuar të qeramikës znj.Marjeta Zaimi. Gjithashtu falenderojmë drejtoreshën e kopshtit znj.Eglantina Shurdhi, mësuesen e talentuar dhe pasionate të letërsisë znj. Rina Sanxhaku, mësueset e përkushtuara Enkelejda Nezha dhe Anjola Lulja. Të rinjtë e talentuar, recituesit: * Musa Dervishi * Era Sulo * Greis Presheva * Amelia Gjini * Edea Suku. të cilët recituan me aq pathos poezitë e poetece pjesemarres në konkurs dhe meritojnë falenderime dhe mirënjohje të veçante.


Veprimtaria, e cila ishte e një niveli elitar dhe u ndoq nga dhjetera vetë u paswyrua me detje në RT,SH dhe në TV Apollon, të cilët e bënë kétë veprimtari pjesë e lajmeve dhe meonikave të tyre televizive