30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

𝐍𝐠𝐚 𝐓𝐢𝐦𝐨 𝐅𝐥𝐥𝐨𝐤𝐨

Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri.
Më kujtohet, sa shumë prisja,
Që të ndieja erën tënde
Kthehu, dhe një herë të të shihja.
Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi,
Mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti?
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra.
Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën që pa fund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish!
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë,
Mos më thuaj humbi dashuria,
Më të madhe e bën largësia,
Eja, zemër, netët t’i përcjellim si dikur…!
Dashuria nis me ty, me ty mbaron,
Je kuptimi, që merr dita sa fillon,
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia,
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra
Unë dhe ti,
Lusnim natën që dhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën, që pa fund të zgjaste,
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish…Ndarje të mos kish…!
Mos më thuaj humbi dashuria,
Më të madhe e bën largësia!
Eja, zemër…ejaaa, si dikur…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.