21.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Qershor 2025

Nga:Drita Dekaj

PËR TY PUTHJE…

Eh mori puthje e ëmbël më je ti.

Si kur je në faqe si kur n’buzë rri.

Sa shumë ëndërrojn të falin një puthje.

Në faqet si molla e n’buzët e kuqe.

Po mori puthje nga ti ka frig gjithkush.
Buzët porsi mjalti nxjerrin flak e prush.
Rrall për ty shkruajn poet e shkrimtar.
Po ti mos u mërzit se ke zën vendin e parë.
Të gjith zihen e flasin me veti .
Po më ty puthje fillon e mbaron lezeti.
Të shkrova ty puthje ndofta më ofendojn…
Po gjitha dashurit me puthje fillojn.

Dhe ju o njerëz të mirë…

Nëse të kundërtën,e fjales time, ju ma vertetoni…

Atëher me shumë deshir,

pranoj të më kryqëzoni…

 

TË KAM SHOQE NË ÇDO STINË

Kam ba be kafe për ty.

Du me t’lan e mos më t’pi.

Mbrapsht e mar po e kthjej shtëpin .

Pa ty s’mun e hjek mërzin.

Kot baj be e kot lëvdohem.
Pa ty hiç s’po mun em’sohem.
Me ty kafe rash n’dashni.
Me ty flas e hek mërzi.
Pa ty kafe s’kem derman.
Je relaks për gjithkan.
Të kam shoqe në çdo stin.
Ti për mu je andrenalin.
Eh mor kafe magjistare.
Për pa t’pi nuk po kem çajre.
Me familje miq e shok.
Pa ty kafe s’jetojm dot.

Si për gzim si për mërzi.

Pa ty kafe s’ngrejm dolli.

Me ty ndajm hadhe e gëzim.

Shoqe t’kam ty në çdo stinë.

D . D . 20 . 6 . 2025

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.