28.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Per juve :Fran Ukcama

UKU PLAK VAJTON RININË
Pse më vjen rrotull ti moj botë,
Si një pelë në livadh, gërdallë,
Dhe ti ujk në imshtë i lodhë,
Kokën mbështet të guri i bardhë…
Jeta- jetë udhën vijon,
Pak të kënaqun, shumë përvuajtun,
Kush ka pasuni deshpron,
Feston i varfni, “i lumtun”!
Festë i mjeri, nuk humbet,
Në fund të fundit pas le prangat,
Të pangopurit, këta gobsek,
Gjumë nuk kanë, dergjen nga andrrat!!
Jetë moj jetë pa mëshirë në shpirt,
Të kqyr në sy, gazmon me vuajtjet,
Botë moj botë, moj egërsirë,
N’ Dorë t’Zotit na ia vjedh lutjet!
Mendja m’ mbet te miku im,
Uku plak, vajton rininë
Nji cung bungu nxi në tym
Vë nënkrejsë, aty jep shpirt!
TROPJAN KU U KA BOTA,
RUANI EMNIN QË U DHA NANËLOKJA!
Moj Tropojë në Gegn moj zonjë,
S’je veç male si të kujtojnë,
Kush të njeh, kush të dojë,
Kodra, fusha, lumenj, prorë,
Për besë të Zoti, Amazonë!!
Moj Tropojë hyj të lindi nëna,
Kuror’ gjelbërta me gështenja,
Motër të ka dielli dhe hëna,
Si dritë syni, agu-mbrëmbja!
Me lumenj , kulloshtër bore,
Gash, Bushtricë, perri Valbone
Lum Merturi, Drini ndore,
Kaptyell djepi, përmendore!
Ti ke Maja kryeqielli,
I puth hëna, i rrok dielli,
Në Epër Jezerca, Shkëlzeni,
Vrri dhe bjeshkë, harqe ylberi!
Moj Tropojë moj kala guri,
Në zemër qyteti Bajram Curri,
Fierzë, dritonjën në shteg Mërturi,
Katundet me kulla baruti!!
E din plaku, boll mirë fmia,
Në Tropojë mbretnon fisnikëria,
Nderi, besa, Shqiptaria,
Rranjë në shekuj Kombëtaria!
Moj Tropojë me burra si lisa,
Gra e çika shtatçetina,
Hije të ka në dorë çiftelia,
Lahuta, epos, rapsodia!
Sa ka zogj bjeshka e bardhë,
Aq artista, ka vallëtar,
Kërcimin kanë fjalën e parë,
Kang e kcim, si Abetarë!
Tropojë në supe mbajte pushkën,
Lirinë e ke si ke bukën,
Anmikut i’a ke thy hundën,
Mikun prite, ndrite kullën!
Moj Tropojë mbretneshë në Gegni,
Moshë e lashtë në prehistori,
Pëllëmbë e dhe shkrue n’lavdi,
Bajraqet ndër veti miqësi!
Gu më gu, në log lidhë besën,
Kurrë ndër veti luftë nuk ndezën,
Mbrojtën trojet tuj dhanë jetën,
Si me le e pritën dekën!
Heronjtë ty Tropojë në kohna,
Nepër breza, në epoka,
Ti njeh Kombi, ti njeh bota,
Bajram Curra, Mic Sokola!
Lidhë fiset me shokë drite,
Nikaj Mertur, Gash dhe Krasniqe,
Dragobi, Berishë, Betyç, gjithë këto vise,
Me Gjakovën, Nanë kreshnike!
Epokes ke kënë mbretneshë,
Kështu edhe sot Ti ke mbetë,
Një yllësi në luginë dhe në kreshtë,
Lum kush të gjën, s’ të harron për jetë!
Sot nji zanë me kunorë dielli,
Medaljon ari,turizmi,
Dimën e verë miqt mikpriti,
Bukë, kripë, zemër fisi!
Ti Orë trojesh gurra, kroje,
Maja të bardha me kapuç bore,
Fusha, lugje gjelbërore
Djep qetimi, parajësore!
Tash në Botë, me kallxu tan,
Gjitha Qebesa i ke thanë,
Boll me thanë jam Tropojan,
Trojet t’ nderin, ngrihen në kambë!
Tropojan ku u ka bota,
Ruani emnin, u dha nanëlokja,
Formësuar ndër epoka,
Spikam, nderi, besa, doka!
Kryenalt si malet janë,
Gjithmonë për anën krenar,
Fjalën e mirë, në kuvend të parë,
Urtinë në shpirt, prushin të kallë!
Veç. Për f’mi në rend t’parë fjala,
Pushka veç kur s’zë vend fjala,
Komb i gdhendur brenda dhe jashts
Tropoja me shtatë bajraka!
Shtatë bajrak por në ujdi,
Nji flamur Ai kuq e zi,
Që ka emnin Shqiptari,
Vetë Malsi, Gjakove mbi,
Kryefjalë, do të thotë Liri!
“”””””””””””””””””””
KUJTESË PSEUDO GAZETARËVE!!!
Unë nuk jam Ai që zhvillimin e qytetërimit ia dedikoj individit, unë them që kjo dhe gjithë stolitë e Fierit janë mundi, djersa e qytetarëve, kjo si kujtesë pseudo gazetarëve!!
Qytetarë mos duartrokisni pa menduar,
Mbas çdo fasade
është një vjedhje e madhe,
kthyer në rite morale!??
Tuj grabitë Shqiperinë me plagë në shpirt,
Më duket dhe Zoti Shqiptar është pajtuar me këtë mekat!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.