9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Tetor 2025

Shkruar nga .Fane Tarifa

 

Ku qēndron uniteti i botēs ?!!

Janē dy linja filozofike pēr kētē çēshtje :
1. Uniteti i botës qēndron nē ekzistencēn e saj.
2. Uniteti botēs qëndron nē materialitetin e saj.
P ti vēresh të dyja opsionet pranojnē ekzistencën e botës materiale.
A janē tē sakta kēto opsione ?
Dekarti, Spinoza ,Kanti dhe Duringu merrnin si thelb të unitetit ekzistencēn !
Por nē realitet nuk ekziston vetëm bota materiale shqisore , ndijore apo edhe jo ndijore.
Ekziston si realitet edhe bota ideale, qē zē fill me konceptet elementare dhe kalon tek idetë, mendimet , teoritē aksiomat, kategorite e deri tek ideologjitë, qē futen nē sferēn e ndërgjegjes.
Por po e pandërgjegjēshmja ideale ku pêrfshihet?
A bën pjesë edhe ajo nē unitetin e botës ?
Ka dhe tendenca banalizimi kur unitetin e botës e barazojnē me marrëveshjet, herē herē me ligjshmëritē kushtetuese !
Bota ideale, si nē mēnyrē adekuate, si nē mënyrë pjesore apo edhe tē shtrembër, ështē rezultat dhe pasqyrim i botēs materiale !
Sipas Ritzerit uniteti botēs zē fill nga proçeset e thjeshta ndijore, pra nga formatet materiale, qê pasqyrohen nē shëmbëlltyrēn e botës ideale ,
Mētej ai vazhdon se janē komplemente të njera tjetrës bota materiale dhe ajo ideale, prandaj uniteti i botës qēndron nē ekzistencēn e saj , por nē ekzistencēn si të botēs materiale ashtu dhe tē botës ideale !
Nē zhvillimet progresive apo dhe regresive ka sociologē qē unitetin e botēs e konceptojnē si njē unitet sa ekonomik, aq dhe inteligjent, qē përputh gjithē psikologjite diverse me ideologjitē dhe moralin social.në formēn e njē qylimi me. mozaik !
Duke lexuar disa komente vrej se ndonjëherē ngatērrohet koncepti filozofik i unitetit tē botēs me shtjellimet njerēzore humane e sociale si dhe me moralin social.
Koncepti filozofik i përfshim të gjitha sferat si të botēs materiale ashtu dhe tē asaj ideale
Ai ka shkallēn më tē lartē tē abstraksionit që nga e vecanta e përveçmja dhe e papërsëritēshmja nxjerr mē tē përgjithēshmen!
Kategoritē filozofike janē pika nyje qē pērfshijnē gjithcka tē njohur dhe tē panjohur !
Koncepti social i unitetit tē botës kuptohet nē raport me atē filozofik si pjesa me tē tērën , pra nuk mund tē identifikohet me barazitarizmin mikroborgjez !( do tē ishte një variant i zgjidhjes Makiaveliste )
Vertet qē e tēra përbehet dhe abstragohet nga njësimi i gjithē pjesëzave , por ajo i pērfshin pjesëzat nē kategoritē e saj , sepse kēto tē fundit janē shkalla mē e lartē e abstraksionit !
Bota e zhvilluar, me standarte tē rritura, pa të mjerë, tē varfēr dhe me njē shpērndarje tê ballancuar sipas parimeve morale tē tē ardhurave, mbetet vetēm nē fushēn e fantazisë duke lundruar si teori utopiste.
Thirrjet humaniste me spektër tē gjērē social, që synojnē pērmirēsimin e jetesës sē të gjithē kombeve deri tani kanē mbetur si kērkesa abstrakte që mē sē shumti artikulohen nga korifejtë e feve tē ndryshme qē qarkullojnē nē botēn e sotme !
Vetēm kur teoritê, .parimet, ideologjite dhe politikat tē jenē nē atē nivel sa të ngushtojnē deri nē përputhje disnivelet sociale, duke bërē njē shpërndarje dhe rishpērndarje tē tē ardhurave, vetēm kur të eliminohen diskriminimet qofshin dhe pozitive, vetèm athere mund tē ćelet njē dritare e re për njē botë. UNIKE !

Éndrrat e njē tē riu !
I lindur nē njē fshat me bujq ćifçinj!
Aty ku uji i pijshēm merrej nga gratē duke u ngarkuar me buljera( ne i thoshim bucela).
Nga fshati kaloi nē qytet nē shkollēn shtatëvjecare,
Ua sa i madh dukej qyteti pēr tē riun endērrimtar !
Zgjidhja e njē problemi nē arithmetik me zbritje nē njēsi ishte njē nga meritat e atij djaloshi aq të ndrojtur ,me njē psikologji fshatareske dhe me njē naivitet, që buronte nga çfarē ai kishte përvetēsuar nga ambjenti ku ish rritur dhe ku kish mēsuar.
E mban mend dhe e kujton me nostalgji mēsuesen e matematikēs , tē nderuarēn Pranvera Harshova(Karagjozi).
Psikologjia fshatareske kufizonte ēndrrat dhe këndin e shikimit!
Nēna, me atē dhembshurinē përkēdhelēse, i thoshte qē tē futej nē mēsimin e njē profesioni si p.sh. rrobaqepës, kēpucar, mekanik etj…..
.Ndërkoh ēndrrat e tē riut ishin pēr mē shumē dije , sepse habinë dhe enigmat qē e rrethonin kērkonte ti mēsonte dhe ti spjegonte për tju afruar sa mē shumē tē vērtetave !
Ashtu , me frymē kērkuese , vazhdoi shkollēn e mesme me synimin e daljes nē fushēn e arsimit, prandaj vazhdoi shkollēn e nesme pedagogjike !
Lanē gjurmē tē veçanta disa ngá mēsuesit e asaj shkolle , tē cilēt djaloshi pakëz naiv mundohej ti imitonte si nē shprehje apo kulturên e tē folurit,por edhe nē formimin e përgjithshēm tē tyre.
I radhiti, duke i kujtuar me shumē respekt e dashuri, mēsuesit Muzafer Asllani , Hasan Zazani, drejtorin Tomorr Tushe dhe disa tē tjerē, pēr tē cilēt kērkoj ndjes që nuk i pērmēnda.
Duke marrē dituri më tē plota nē fushat e shkencave, u zgjeruan dijet, por njēherësh edhe kērkesat ndaj vetes pēr më shumë njohuri dhe pēr tē luftuar tē bēhej dikush,, qē mund të kontribuonte pēr shoqērinē!
Me kēto synime dhe me gjithē pērpjekjet e tij arriti tē hyjē nē shkollēn e lartē nē fushēn e mēsuesisē.
Shiheni kētē bir fshatari qē vjen nē universitet me bluzē leshi me opinga lēkure dhe me njē valixhe druri.
Kur shikonte shokēt dhe shoqet e klasës qē ishin tē veshur aq mirē i vinte turp nga vetja , prandaj dhe nē leksione rrinte nga bankat e fundit !
Mendonte se duke mēsuar do arrinte të bēhej diçka si mēsues.
Bēnte njē jetē tē thjeshtē duke pērdorur latat e mencës sē studentēve , por me mēsime doli shumē mirē me njē mesatare mbi 9.75.
E mbaroi dhe tê lartēn dhe u emërua mësues nē njē rreth tē veriut!
Koha si mēsues e provoi kētē tē ri me të panjohurat e jetēs , se jeta ka tē përpjetat dhe tē tatēpjetat e veta dhe ajo duhet jetuar e organizuar nē përputhje me rrethanat qē i paraqiten.
Papritur dhe mbase edhe nē saj tē arsimimit dhe punës sē mirë, jeta e solli kētē tē ri nē analet e universitetit, nē fillim si asistent pedagog dhe më vonē si pedagog.
Detyrat e reja kërkonin edhe mē shumē dituri , mē tepër thellim dhe forcē argumentuese,
Pyetjet e studentëve shtronin kērkesa tē reja qē tē mos ndodhej para tē papriturave dhe zbulimit tē boshllēqeve nē formimin e tij.
Duke marrē si sistem referimi ish pedagogēt e tij, pēr tē cilēt ruante një konsideratē tē vecantē, ky pedagog i ri gradualisht dhe hap pas hapi filloi tē plotēsonte shumē nga boshllēqet qē e ndjente se i kishte.
Por dihet se dijet janē aq të pafundme sa e pafundme ështē gjithēsia, prandaj edhe ky intelektual patjetēr do tē ishte i kufizuar nē dijet e tij, kufizim qē përcaktohej jo vetēm nga niveli i epokës , nga mjetet material-teknike qē përdoreshin, por dhe nga kufizimet trunore tē vet intelektualit !
Erdhi njē kohē qē ish djaloshi fshatar , pa harruar asnjēherē fshatin e vet, tê cilin e kishte shumē tē çmuar, doli nē pension si ish intelektual pa ombrellēn e ndonjē shoqate !
Duke i kaluar ndēr mendsh gjithçka ka synuar ky djalosh dhe duke i trajtuar ëndrrat e tij si të miat, i përfshirē nga një pakēnaqësi ndaj mjedisit tashmē demokratik , nē emër tē njē të riu çfardo, që tashmē ka dalē në pension, e vlen tē. them:
Ah jetē, moj jetē!
Pse kaq e padrejtē me morinē e intelektualēve që i ke degdisur nē pellgun e varfērisë. ekstreme?!!!!
Mos vallē kështu duhet tē paguajnē intelektualēt e ndershēm heshtjen dhe pasivitetin e tyre, braktisjen e vendit dhe largimin nga detyrimet civile nē kohēn e ndryshimeve tē rêndēsishme demokratike ???
Tani i kanē mbetur jo si harresë, por si kujtime tē rëndēsishme , gjithçka lidhet me tē kaluarēn e jetës sē tij,

Nē fund , me lejen e atij ish djaloshi, do tē shtoja nga pozitat e njē pensionisti tē stazhionuar, se nuk ka gjē mē tē çmuar se sa vendlindja, dhe se malli pēr tē ēshtë mall përvëlues që, duke e kujtuar , e nderon vëndlindjen, por edhe freskon e pasuron shpirtin !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.