Nga Poetia:Mirushe H. Musa

Nessuna descrizione della foto disponibile.

 

VAJZA ME PSHTJELLAK :
Dola brigjeve lart në male,
Buzë liqenit më shkuan sytë,
Më sillte aromën një zambak,
Vajza e bukur me pshtjellak.
Me hijeshi ecte prej shtegut,
Bukur i rrinte pala e jelekut,
E fustani i kuq prej mendafshi,
Si shtojzovalle i rrinte shtatit.
Rruga plot këneta e moçale,
Bëja plan si të dilja në male ,
Të këpus një ylber nga qielli,
E ta bëjë urë gjer te liqeni.
Reve u mora një laps të artë,
Si gjarpëronin brigjet i vizatova,
Si t’i kaloja gjithë këto pengesa,
Për te vajza bëra një hartë.
Doja të prekja hirësinë e saj,
Gërshet flokësh me dorë t’i preku,
Me buzëqeshjen e saj sharmante,
I ngatërronte retë në mes veti.
Mblodha zogjtë e dallëndyshet,
Në prehërin e maleve,një kuvend,
U bëra lutje bilbilave në bjeshkë.

Te e bukura të shkojnë në shkes.

Vedi meno
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.