Nuk ka njeri që në një natë të qetë, nuk i ka bërë vetes këtë pyetje: Ku po më shkon koha? A po e çoj në dobi të vetes, apo po ua dhuroj atyre që nuk e meritojnë?
E vërteta është se shpesh e lëmë veten pas dore. U japim përparësi njerëzve që nuk dinë ta vlerësojnë mundin tonë, por që marrin çdo gjë si të mirëqenë. Ndodh ajo që thotë populli: u jep bukën e ata pa u menduar dy herë të përmbysin kupën. Ky është një nga dëmet më të mëdha që i bëjmë vetes, sepse koha nuk kthehet mbrapsht dhe energjia jonë nuk është pa fund.
Kur vjen puna te falja, gjërat ndërlikohen. Fjala “FAL” ka vetëm tri shkronja, por pesha e dëmit që lë prapa shpesh është e rëndë sa një mal. A duhet të falim? Po e Jo…. por falja nuk do të thotë harresë dhe as leje që tjetri të përsëritë të njëjtin gabim. Të falësh do të thotë të çlirosh veten nga helmi i inatit, por kjo nuk do të thotë automatikisht se duhet t’i mbash ata njerëz përsëri në tryezën tënde.
Pse jemi bërë kështu të pakuptueshëm e mosmirënjohës? Sepse jetojmë në një kohë ku gjërat merren me nxitim dhe sipërfaqësisht. Mirësia shpesh keqkuptohet si dobësi, ndërsa gatishmëria për të ndihmuar shihet si detyrim. Njerëzit mësohen me të mirën tënde dhe harrojnë se ajo është një zgjedhje, jo një borxh.Lind pyetja simbas mendimit tim personal
Çfarë duhet të bëjmë?
Unë mendoj té vendosin kufij .Mëso të thuash Jo pa u ndier në faj. Koha jote është jetë e nuk mund t’ia dhurosh gjithsecilit.
Mbro veten: Fal për paqen tënde, por ruaj distancën për sigurinë tënde.
Kthehu te vetja. Ushqej ato marrëdhënie që të japin dritë, jo ato që ta thithin energjinë.
Në fund të ditës, mosmirënjohja e të tjerëve tregon për karakterin e tyre, jo për vlerën tënde. Mëso të paktën që nga sot, bukën dhe kohën tënde t’i ndash me ata që dinë të thonë “faleminderit” dhe ruajnë respektin.Ju uroj një natë të qetë të gjithëve Nga une VERA GJONAJ
Vedi meno