Me Poeten:Til Rroku

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, frangia e persone che sorridono

Kur fati tè vjen nè derè.
Çka po ndodh e ban vaki
Si me ndodh kjo mrekulli
T’lutè me lek pa i lyp kuj gja
As n’andèrr se kisha pa.
Kam vendos lek me t’dhanè
Vend pa lyp thot nuk kam lanè
N’shpinè e kisha si barrè t’ranè
Der sa gjeta mbiemnin tan.
I filanit jam avokat
Me jetua gjatè se pat fat
Ka pak vite qè ka vdekè
Lekt e ti nè bankè kan mbetè.
E shyqyr qè hasa n’ty
Gja e mirè thot pèr te dy
Pse kta lek shtetit me ja lanè
Ma mirè bashkè pèrgjyse po i dajmè.
Niset gruaja me ba mirè
Shumè profile e njajta ftyrè
Punoj n’bankè thotè rri n’Stamboll
Don me t’ba rahat me zor
Shkruaj ktu poshtè pèr sqarim
Aty gjen thotè numrin tim.
Tjetra shih çka ka sajua
M’ka mbet pak kohè me jetua
Pasuninè s’di ku me çua
Me ba mirè thot kam mendua
Njè shumè leksh me ti dhurua.
Pranoi thot mos ngurro
Nè fjal t’mija ti beso
Hap mesazhin e lexo
Te ky gishti poshtè KLIKO.
Tjetri larg nga Amerika
Çfar fatit he m’raftè pika
Ai s’ka euro por dollarè
Si s’mè erdh ky fat ma parè.
Dikush te komentet shkrua
T’nreq me burrè thot e t’nreq me grua
Pèrkthye shqip e pa gabime
Bash ekspert me ba pajtime.
Ku asht pa gjith kjo mirsi
Ban fb-ku mrekulli
Kur bisedè me ta t’pranosh
Njè gja duhet ta kujtosh
T’llogaritet fjalè e grosh
Por banu bllok e qiti n’kosh.

“””””””””””””””””
……….ah ky opinioni……….
I kujtoj martesat
Si ishin dikur
Per hir t’opinionit
Njeriu bahej ure.
Jo vetem dikur
Shpesh ndodh edhe sot
Shume po bahen ure
E po lshojne konop “pe apo fill “
Se kuptoj ket fatin
Kur n’martese i bashkoi
Seriozisht e pati
Apo i vuni n’loje.
Ne shpi mbizotrojne
Shpifja e fjala e keqe
N’publik praktikojne
Familjen perfekte.
E kane problem
Se njerzit flasin
Mbyllin goje e veshe
Kur fjalet rande godasin.
Nuk kthejne pergjigje
Jo se mungon dija
Por me bubullimen
Vjen gjithmone stuhia.
Me ju shmang te keqes
I urti nuk flet
Karakteri i forte
Fitore brohoret.
Aspak s’ja din vleren
Ati shpirt te bukur
Lua me te tan jeten
Si qeni me sukull.
Me fjale e rendon
E kurr s’ja thot hakun
Mjer njeriu i urte
Ne burg me dere hapun.
Nuk tenton me dale
Ne ndryshim mban shpresen
Mendimet e shkrijne
Sikur dielli vesen.
Vone do ta kuptojne
Vec kur t’ju vine pleqnia
Cka asht opinioni
E cka asht dashnia.
Edhe kur ti dvesin
Do t’pergjigjen lirisht
Cka asht opinioni?
Nje xero me bisht.

Vedi meno
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.