Ngarkuar me gëzim dhe halle
Dy ngarkesa… në një jetë!
Më shumë halle se gaz paska
E perkoshmja jetë e shkretë.
Ngarkuar me gëzim e brenga
Dy ngarkesa… në një jetë!
Së perkoshmës, vdesin ëndrra
Së përbotshmës, jemi tretë…
“”””””””””””””””
Merakosur nga i hershmi
Që së djeshmës dashuri,
Ngaqë ëndrra të përzuri
Mallë i vonë, për turr të ri!
Turr të ri, që nget si jeta
E palodhshme përmbi dhe,
Gjërsa mbetet e vërteta
Resë nervore… si rrufe!
E ronit edhe të bujshmën
Ndër analet e mjerimit,
Për të t’i dhuruar puthjen
Si lirisë, shpirt i guximit!
Shpirtguximi që pat lindur
Mësëlartës majë lavdie!
Për të qenë përjet i bindur
Se që ndez prej dashurie!