Me poetin dhe shkrimtarin ZIJA CELA

TË PENGURIT E DASHURUAR
Ç’është kjo vello përreth teje, vello që ngjall trisht, prej ekspresit po të vjen? Sa vite shkuan, sa vite, që bashkë një kafe të pimë sërish!
Po përse i biem kaq rrotull, përse nuk shihemi sy më sy dhe drejtpërdrejt ta pohojmë: Ndoshta e thënë ka qenë dikur: ti për mua, unë për ty. Ç’na hyri në mes që na ndaloi, ç’ishte mëdyshja e ngurrimi, ai ngurrim që na ngurosi?! Që duheshim bashkë patjetër e ndjenim, që do të ndaheshim ende s’na shkonte në mend.
Më mirë po hesht pa të vënë në siklet, pasi as unë nuk jam i sigurt: Do të shihemi prapë në të gjallë, apo rrugës do të bëjmë “sikur”? Sikur nuk të pashë, sikur nuk më pe, sikur as Zoti nuk sheh mbi ne.
Nëse më pyesin në botën tjetër ç’mëkat bëre ti, o plak, do them e desha për gjithë jetën, por u tregova burracak.
E vallë, ç’mund të thonë plot të tjerë si ne, ata të penguarit e dashuruar? Gur në qafë pengun do ta mbajnë, pa u kthyer kurrë kohë e shkuar.
Por ndoshta ka diku një botë, që s’është lëndore, as ka kufi, gjithë sa këtej nuk gjen shpjegim, n’atë yrt misteresh bie n’qetësi…

“”””””””””

KOMEDIA DRAMATIKE E DINJITETIT
Çdo ditë njeriu i shkakton vetes një plagë që nuk e ndien, ai prandaj është më këmbë sot, sepse nuk ka mbyllur sytë dje. Megjithatë, vjen një ditë që një plagë e tillë e vret dhe kjo ndodh, kur do të jetë mbushur kupa.
Zot, mos lër askënd të vetëvritet çdo ditë pak e nga pak, duke u bërë qesharak në sytë e popullit të vet, në sytë e opinionit publik dhe kahdo që pandeh se ka miq e shokë, kur dinjiteti i ka rënë përtokë!

“””””””””””

KOMEDIA DRAMATIKE E DINJITETIT
Çdo ditë njeriu i shkakton vetes një plagë që nuk e ndien, ai prandaj është më këmbë sot, sepse nuk ka mbyllur sytë dje. Megjithatë, vjen një ditë që një plagë e tillë e vret dhe kjo ndodh, kur do të jetë mbushur kupa.
Zot, mos lër askënd të vetëvritet çdo ditë pak e nga pak, duke u bërë qesharak në sytë e popullit të vet, në sytë e opinionit publik dhe kahdo që pandeh se ka miq e shokë, kur dinjiteti i ka rënë përtokë!

“””””””””

BUKURIA KA PUSHTET…
Nessuna descrizione della foto disponibile.
(Rezi Reçi: Sipas një interviste me Zija Çelën, realizuar rreth njëzet e pesë vjet më parë.)
Bukuria ka pushtet suprem. Sidomos për shkrimtarin, të cilin gjithnjë e tërheq, por dhe gjithnjë e krijon.
Ma merr mendja se edhe në çastet e fundit, atëherë kur të vijë ora e vështirë për me kalue nga kjo botë në botën tjetër, do të më shfaqen të gjitha zonjat dhe zonjushet e hirshme, ato bukuri që adhurova me sy. E ndoshta do të më japin dorën dhe do të më ndihmojnë që atë shtegun e ngushtë ta përshkoj sa më lehtë. Gjej rast të kërkoj ndjesë për sa nuk munda me pasë tërheqje më shumë.
Po, bukuria ka pushtet suprem. Ajo vërtet nuk të ngjall së vdekurish, por të mban fort, pa lejuar që shpirtërisht të vdesësh për së gjalli.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.