
Shkolla pas mesimit.
Nje dore e zgjatur per femijen, nje mbeshtetje per familjen.
Nje reflektim dhe propozim nga nje ish- mesuese.
Une kam qene mesuese per vite me radhe ,shkolla nuk ka qene per mua thjeshte nje institucion ku zhvillohet mesimi.Ka qene nje bote e vogel,ku cdo mengjes hynin femije me buzeqeshjeme endrra dhe nevojat e tyre.Prandaj,edhe sot,kur nuk jam me ne klase,disa shqetesime te femijeve vazhdojne te me prekin.Nje prej tyre eshte koha pas perfundimit te mesimit.Jeta e sotme ka ndryshuar. Shume prinder punojne deri vone dhe orari i tyre nuk perputhet me orarin e shkolles. Ne kete boshllek kohe lind nje pyetje shume e thjeshte,por shume e rendesishme.Ku eshte femija dhe kush kujdeset per te derisa prindi te kthehet nga puna? Kjo pyetje behet edhe me e ndjeshme kur flasim per femijet e klases se pare.Ata kane nevoje per nje dore qe ti udheheqe,per nje mjedis te sigurt ,per kujdes dhe per nje ngrohtesi njerezore.Nuk mund ti shohim vetem si nxenes qe perfundojne mesimin dhe pastaj “duhet te presin”.

Femija ka nevoje te ndjehet i sigurt.Por ka nevoje edhe te ndihet i vlefshem. Per kete arsye,do te doja te hidhej nje ide:” Shkolla pas mesimit”
Nje program i organizuar,vecanerisht per femijet e ciklit fillor ku ata mund te qendrojne ne ambjentet e shkolles deri ne kthimin e prindit.Le ta kthejne ate kohe ne kohe te dobishme dhe te bukur te femijerise. Mund te jete nje ore studimi,ku femijet kryejne detyrat me mbeshtetje pedagogjike, ne menyre qe mbremja ne familje te mos kthehet ne nje tjeter ore mesimi.Mund te kete libra ilustrues,biblioteke,kompjuter, aktivitete krijuese,muzike, vizatim lojra dhe biseda te pershtatshme per moshen.Mos te harrojme se, femija mund te sjelle ushqimin e pergatitur nga familja,ndersa per familjet qe kane nevoje mund te shqyrtohet nje mbeshtetje nga bashkia.Pra ato ore pas mesimit ,do te ishin ore kujdesi, dijeje, loje dhe shoqerie.Keshtu femija eshte ne nje mjedis te sigurt dhe njerezore dhe do ta ndihmonte familjen.Keshtu, femija do kete kohe per loje,miqesi,imagjinate, dhe dashuri. Mendoj se cdo ndryshim i madh fillon nga nje ide qe dikush guxon ta thote me ze.E ngre kete shqetesim jo vetem si qytetare,por edhe me syte e nje ish- mesuese, qe ka pare nga afer boten e femijeve dhe e di se sa shume rendesi ka nje mjedis i sigurt,i ngrohte dhe edukues.
Nese femija eshte pasuria me e cmuar e nje shoqerie, a nuk duhet te gjejme menyren qe ai te jete i mbrojtur kur prindi eshte ende ne pune? Eshte nje ceshtje kujdesi,dinjiteti,nje investim per femijerine e tyre dhe te ardhmen tone.
“”””””””””””
ogfjaleshi, “Shqiperia e shqiptareve” , mbart kujtesen e historise,sakrificat,gjuhen,flamurin dhe deshiren per te jetuar te lire e me dinjitet.
Kur nje i ri e therret me forcen e zerit qe i vibron nga
emocioni,duket sikur zeri i se kaluares takohet me zerin e se ardhmes. Ne ate cast kuptojme se vendlindja eshte nje pjese e jona qe nuk plaket kurre.Ato jane thirrje qe nuk degjohen vetem me vesh,por me zemer dhe dicka e lashte zgjohet brenda nesh.Eshte kujtesa e te pareve, kujtese e rrenjes, flamuri, gjuha, historia qe duket sikur marrin jete ne zerat e brezit te ri.Tek ata shohim shpresen per te nesermen. Zemra na thote se nje komb qe di te kujtoje rrenjet e vete,di edhe te ece drejt se ardhmes.Atdheu eshte nje fjale e shkurter,por brenda saj jeton nje bote e tere.Paraardhesit tane nuk e lane emrin shqipetare te humbiste ne stuhite e historiese. E sot , rinia jone po trashegon jo vetem nje flamur por nje
histori.Jo vetem te trashegojme kujtimet e se shkuares , por te ndertojme nje te ardhme ku shqiptari te ece me koken lart.Shqiperia ka nevoje per bije e bija qe ta duan me vepra,ta mbrojne me dije , ta nderojne ne pune dhe ta percjellin gjuhen e identitetin nga nje brez te tjetri.Shqiperia nuk mbaron te ne. Ajo vazhdon te femijet tane, te niperit, te rinia qe valvite flamurin sot , dhe neser do te mbaje ne duar fatin e ketij vendi.
Shqiperia e shqipetareve!
LIRIA e brezave!
Flamuri kuqezi,perjete ne zemrat tona!
Rrofte Shqiperia!
Rrofte liria!
Rrofte rinia shqiptare!