Nga Gazetar “Nexhbedin Basha”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo

KRONIKË
DY DITË NË MALISHEVË: TAKIME QË LËNË GJURMË
Parë nga këndvështrimi i një gazetari
Që nga përfundimi i Kongresit të Dytë Mbarëkombëtar Maratonë të Gjuhës, Historisë dhe Letërsisë Shqipe, zhvilluar më 19 dhe 20 shtator 2026 në Malishevë, si një ndër organizatorët kam zgjedhur të hesht. U kam lënë fjalën delegatëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve që secili të shprehte lirshëm përshtypjet, vlerësimet apo edhe kritikat e veta për atë që ndodhi gjatë këtyre dy ditëve.Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone
Por, duke parë se pas Kongresit kanë ardhur reagime të ndryshme, pozitive dhe negative, mendova se kishte ardhur koha të flisja edhe unë. Jo për të mbrojtur dikë dhe as për të kundërshtuar kritikën, por për të sjellë një dëshmi nga afër.
Jam gazetar me profesion. Në punën time nuk jam mësuar ta shoh një ngjarje vetëm nga ajo që thuhet për të. E ndjek nga afër, e vëzhgoj, fotografoj, dëgjoj dhe pastaj e shkruaj. Prandaj kjo që po paraqes nuk është një analizë e Kongresit dhe as një gjykim përfundimtar mbi të. Është një kronikë e zgjeruar, e ndërtuar mbi atë që pashë, dëgjova dhe përjetova gjatë qëndrimit në Malishevë.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Dua ta paraqes ngjarjen ashtu siç e pashë nga afër, me të mirat dhe mangësitë, me momentet që funksionuan dhe ato që mund të ishin më mirë, me njerëzit që kontribuuan dhe me problematikat që u shfaqën.
Sepse një gazetar nuk duhet të shkruajë vetëm për të lavdëruar një ngjarje dhe as vetëm për ta kritikuar atë. Detyra e tij është të fotografojë realitetin dhe t’ia përcjellë opinionit publik me sa më shumë saktësi, qetësi dhe përgjegjësi.
Kjo është arsyeja pse po e shkruaj këtë kronikë: jo për veten time, por për opinionin publik; jo për të dhënë një verdikt, por për të sjellë atë që pashë nga afër.
NGA TIRANA DREJT MALISHEVËS, KU ZGJOHEN KUJTIMET
Udhëtimi drejt Malishevës nisi nga Tirana, me datë 19 shtator 2026, me autobusin e Agjencisë Meta, por jo në orarin e parashikuar. Nisja u shty për pak kohë për shkak të ardhjes së delegatëve nga qytetet e largëta të jugut dhe verilindjes të Shqipërisë, të cilët kishin pasur edhe vështirësi të lidhura me transportin.
Ishte një vonesë e kuptueshme në kushtet kur pjesëmarrësit vinin nga qytete të ndryshme dhe duhej të bashkoheshin në një nisje të përbashkët.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Pas nisjes, rruga vijoi përmes Rrugës së Kombit, Kukësit dhe Morinës, drejt Malishevës.
Për mua, kalimi nga Morina nuk ishte thjesht një ndalesë në rrugëtimin drejt Kosovës. Ai vend mbart kujtime të tjera, shumë më të forta, të lidhura me vitin 1999, me Kosovën e luftës dhe me njerëzit që atëherë kaluan kufirin për të shpëtuar jetën.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Në ato vite, Kukësi u bë strehë për mijëra familje kosovare. Kam qenë dëshmitar i atyre ditëve. Kam qenë ndër ata që panë nga afër ardhjen e njerëzve të parë, dhimbjen, ankthin dhe shpresën e tyre.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Dhe kur mendoj se po hyj në territorin e Republikës së Kosovës, nuk më shqiten nga mendja fjalët e njërit prej njerëzve që kam takuar atëherë:
“Kam 6 djem, të gjithë i kam me UÇK-në dhe nuk e di në janë gjallë. E nëse nuk janë, ua bëj hallall gjakun se ranë për lirinë e Kosovës…”
Janë fjalë që koha nuk i ka fshirë.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Sot, kur hyj lirshëm në pikën kufitare të Morinës, që ndan Shqipërinë nga Kosova, më kujtohen vitet kur kjo liri e lëvizjes për ne dukej si një “mollë e ndaluar”.
Më kujtohen kolonat e vëllezërve dhe motrave tona që atëherë i cilësonim “refugjatë”, sipas standardeve evropiane, ndërsa ne, në gazetën “Ushtria”, i shkruanim “vëllezërit dhe motrat tona të dëbuar me dhunë nga Kosova prej dhunës dë makinës luftarake serbe”.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Më kujtohet edhe familja ime në Shimçan, Dibët, që strehoi gra dhe fëmijë të ardhur nga Klina, po ashtu dhe e motrës që u bëmë streh për vëllezërit tanë nga Kosova. Ato ditë nuk janë vetëm pjesë e historisë së Kosovës; janë bërë pjesë e kujtesës sime familjare.
Më kujtohen edhe trupat e KFOR-it kur hynë në kolonë përmes pikës kufitare të Morinës, në atë zonë kufitare, ku për ne kishte qenë për vite “Muri i Berlinit” mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por atë ditë, ai mur ra.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Në të dyja anët e rrugës qëndronin njerëz me sytë që u shkëlqenin nga gëzimi. Mbanin në duar flamurin kombëtar shqiptar, flamurin amerikan dhe flamujt e vendeve të Bashkimit Evropian. I puthnin, i ngrinin lart dhe i tundnin si simbole të lirisë së shumëpritur.
Nga turma dëgjoheshin thirrjet:Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e barba
“Rroftë Amerika!”
“Erdhi liria!”
“Liri, demokraci!”
Ishte një nga ato pamje që nuk harrohen lehtë. Në ato çaste, Morina nuk ishte më thjesht një pikë kufitare. Aty dukej sikur po hapej një portë e një jete të re në liri.
Tani, pas më shumë se dy dekadash, po kaloja sërish nëpër Morinë, këtë herë jo si gazetar në një terren ku ndiqnim situatën e ngjarrjeve të Kosovës dhe dinamikën trupave ushtarake shqiptare të stacionuat në Qarkun e Kukësit, si Qaf Prush, Qaf Morinë, Has, etj, por si delegat dhe organizator i një veprimtarie kushtuar gjuhës, historisë dhe letërsisë shqiptare në Malishevë, Kosovë.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Rruga kishte ndryshuar. Edhe Kosova kishte ndryshuar. Por kujtesa nuk ndryshon aq lehtë.
Autostrada “Ibrahim Rugova” e bënte udhëtimin më të shpejtë e më të lehtë. Pas Morinës, peizazhi hapej ndryshe: rrugë të gjera, ndërtime të reja, lëvizje dhe një Kosovë që dëshmonte përditë ndryshimin e saj.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Ndërsa linim pas Morinën e Prizrenin dhe vazhdonim drejt Malishevës, udhëtimi filloi të merrte një tjetër ritëm. Në autobus nuk mbizotëronte heshtja e një udhëtimi të gjatë. Nga altoparlantët nisën të dëgjoheshin këngë patriotike kushtuar UÇK-së, Adem Jasharit, dëshmorëve dhe luftëtarëve të rënë në betejë.
Më pas radha i erdhi muzikës nga Shqipëria: këngë nga Shqipëria e Mesme, Jugu dhe Veriu, të zhanreve të ndryshme, që ndërroheshin njëra pas tjetrës. Secila sillte një ngjyrë tjetër, një kujtim tjetër, një copëz të mozaikut të kulturës sonë.
Autobusi, tashmë, ishte kthyer në një hapësirë të gjallë takimesh. Delegatët bisedonin, qeshnin, shkëmbenin kujtime e batuta. Kishte këngë, duartrokitje dhe një hare të përbashkët që vinte natyrshëm, pa u sforcuar.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Ndoshta ishte pikërisht kjo atmosferë që e bëri rrugën drejt Malishevës shumë më të lehtë nga sa e kishim menduar. Kilometrat kalonin dhe askush nuk e ndiente aq shumë lodhjen. Udhëtimi po bëhej pjesë e vetë ngjarjes; një hyrje e ngrohtë në ditët që do të kalonim së bashku në Malishevë.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Dhe teksa autobusi afrohej drejt destinacionit, mendimi më kthehej përsëri te ajo Morinë e vitit 1999. Atëherë rruga drejt Kosovës kishte një tjetër kuptim. Sot ajo rrugë na çonte drejt një Kongresi për gjuhën, historinë dhe letërsinë shqipe, drejt idesë së realizimit të një projekti mbarëkombëtar për gjuhën e abetaren, na çon drejt miqve, takimeve dhe një vendi që e ndienim gjithnjë e më pranë.
Kështu, udhëtimi drejt Malishevës u bë edhe një udhëtim nëpër kujtesë: nga dhimbja e atyre viteve te liria e sotme, nga kolonat e dëshpëruara të vitit 1999 te kënga dhe hareja e delegatëve në autobus.
Rruga na çoi në Malishevë, por kujtesa na kishte ndalur për pak në Morinë.
MALISHEVA NA PRET…Potrebbe essere un'immagine raffigurante violino, flauto e testo
Dhe, sa më shumë kërkoja, aq më shumë kuptoja se Malisheva nuk është thjesht një qytezë në pjesën qendrore të Kosovës. Ajo është zemër e Llapushës, një hapësirë që lidh Kosovën me Rrafshin e Dukagjinit dhe një vend ku historia nuk qëndron vetëm në libra, por është shkruar edhe në tokë, në familje, në shkolla dhe në kujtesën e njerëzve.
Malisheva ka rrënjë të hershme historike, por historia e saj më e afërt është e lidhur fort me luftën e Kosovës të viteve 1998–1999 dhe me qëndresën e UÇK-së. Lufta la pas plagë të rënda, viktima dhe shkatërrime, por edhe një kujtesë që përcillet brez pas brezi.
Këtu kujtohen dëshmorët e rënë në ditët e luftës, mes tyre Sadik Shala, Hamdi Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi, si dhe shumë të tjerë që dhanë jetën në periudha të ndryshme të historisë së kësaj treve.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Por, mes këtyre emrave që mbeten në kujtesën e Malishevës, dua të ndalem te një figurë që lidhet drejtpërdrejt edhe me temën e këtij Kongresi: mësuesi Jashar Sherif Krasniqi, nga Tërpeza e Ulët.Potrebbe essere un'immagine raffigurante pedana e testo
Ai ishte mësues në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në Tërpezë dhe u vra më 28 korrik 1998. Në ditët kur edhe shkolla shqipe ishte bërë pjesë e qëndresës, ai vazhdoi misionin e tij si mësues.
Jeta e tij u ndërpre, por misioni i tij nuk u shua.
Në kujtesën e kësaj treve janë edhe emra të tjerë që lidhen me luftën dhe sakrificën: Imer Krasniqi, Mentor Gashi dhe mësuesi e dëshmori Salih Bytyçi, i cili ra në Shkozë më 2 prill 1999.
Janë emra që dëshmojnë se në ato vite të vështira, krahas luftëtarëve në front, edhe mësuesit e shkollat u bënë pjesë e qëndresës dhe e përpjekjes për të ruajtur gjuhën, arsimin dhe identitetin kombëtar.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Dhe pikërisht këtu, në Malishevë, ku kujtesa e luftës ndërthuret me kujtesën e shkollës shqipe, tema e Kongresit merrte një kuptim edhe më të veçantë për mua.
Qendra e aktivitetit ishte Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, ku valëviteshin flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Kosovës, duke i dhënë hapësirës një pamje të veçantë simbolike.
Edhe vetë emri i kësaj qendre më kujtonte Tahir Sinanin, birin e Shqipërisë, të ardhur nga Gri i Tropojës, i cili iu bashkua luftës së UÇK-së dhe u bë një nga figurat e njohura të saj. Emri i tij mbetet një urë simbolike mes Shqipërisë dhe Kosovës, mes vendlindjes dhe tokës ku luftoi e ra për lirinë.
Pikërisht këtu në këtë godinë u zhvilluan punimet e Kongresit, si dhe aktivitetet kulturore të programuara. Salla, flamujt dhe prania e njerëzve të ardhur nga troje të ndryshme shqiptare krijonin që në fillim një ndjesi bashkimi, pa pasur nevojë për shumë fjalë.
Në hyrje na u bë një pritje mirëseardhjeje nga prof. Jakup Krasniqi, profesor dhe drejtues i ansamblit të këngëve dhe valleve në Malishevë, i cili ishte ndër ata që u angazhuan për krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë dhe pritjen e pjesëmarrësve.
Në këtë hapësirë u mblodhën njerëz të ardhur nga vende të ndryshme: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Kishte poetë, shkrimtarë, gazetarë, historianë, mësues, nxënës shkollash.
Të pranishëm ishin Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Malishevës, Teuta Miftari Mazreku, komandanti e Stacionit Policor të Malishevës, Nazmi Zogaj, përfaqësues nga komiteti i veteranëve të luftës, të shoqatave të ndryshme atdhetare e kulturore, OJQ, qytetarë të interesuar për çështjet të identitetit kombëtar etj.
FJALA E HAPJES: BASHKIMI I VLERAVE DHE PËRGJEGJËSIA PËR IDENTITETIN KOMBËTAR
Në fjalën e hapjes së Kongresit të Dytë Mbarëkombëtar Maratonë të Gjuhës, Historisë dhe Letërsisë Shqipe, Znj. Manushaqe Ramadan Shalsi Ismaili, organizatorja kryesore dhe kryetare e Kongresit, shprehu fillimisht falënderimet dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit, përfaqësuesit e pushtetit vendor, organizatorët, intelektualët, shkrimtarët, poetët dhe studiuesit që u bënë pjesë e këtij organizimi.
Ajo vuri në qendër kombin, identitetin dhe dinjitetin kombëtar, duke theksuar se ruajtja e tyre kërkon mbrojtjen e gjuhës, historisë, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. Sipas saj, liria dhe pavarësia kombëtare lidhen edhe me lirinë e individit, ndërsa në kushtet e sfidave të kohës shqiptarët duhet të bashkojnë vlerat kulturore, historike, gjuhësore dhe njerëzore, duke marrë përgjegjësi për të ardhmen e kombit.
Duke e cilësuar Kongresin si një rrugëtim afatgjatë, znj. Manushaqe theksoi se kjo nismë synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për shkrimtarët, poetët, studiuesit dhe intelektualët shqiptarë, duke e çuar përtej një veprimtarie dyditore diskutimin mbi gjuhën, historinë, letërsinë dhe çështje të tjera me interes mbarëkombëtar.
Ajo u ndal edhe te puna e bërë deri në atë moment, te përfshirja e pjesëmarrësve nga trevat shqiptare dhe diaspora dhe te nevoja për një strategji të përbashkët të bashkimit të vlerave dhe dijes kombëtare.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Në përfundim, ajo i ftoi të gjithë pjesëmarrësit të japin kontributin e tyre për forcimin e identitetit kombëtar dhe përcjelljen e këtyre vlerave te brezat e rinj, duke e përmbyllur mesazhin me moton:
“Të bëjmë të pavdekshëm kombin duke mbrojtur gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare – Bashkimi bën fuqinë.”
Më pas u përcollën edhe përshëndetjet e institucioneve vendore. Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Malishevës, Teuta Mazreku, përcolli përshëndetjet e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke shprehur mirëseardhjen e pjesëmarrësve në Malishevë dhe duke vlerësuar zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Sipas saj, kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm për afrimin e njerëzve të kulturës, gjuhës, historisë dhe letërsisë shqiptare, si dhe për krijimin e hapësirave të reja të bashkëpunimit ndërmjet trevave shqiptare.
Në këtë kuadër u fol edhe për vazhdimin e punës pas Kongresit, për mbledhjen e mendimeve dhe propozimeve nga qytetarët dhe pjesëmarrësit, si dhe për idenë që kjo veprimtari të vijojë edhe në takime të tjera.
Në vijim të punimeve të kongresit pati edhe përshëndetje nga drejtues shoqatash e OJQ nga Shqipëria, Kosova e shtetet e tjera, të cilët sollën mesazhet e tyre dhe mbështetjen për këtë nismë.Potrebbe essere un'immagine raffigurante studio
Ndër të pranishmit dhe përshëndetësit ishte edhe Dr. Sandër Marku, mjek specialist dhe President i Urdhrit të Mjekut të Rajonit, njëkohësisht Kryetar i Shoqatës Universale për Paqe. Duke vlerësuar praninë e përfaqësuesve të shoqatave patriotike, veçanërisht nga Nishi dhe Presheva, ai e cilësoi këtë pjesëmarrje si një ogur të mirë për bashkimin kombëtar. Në të njëjtën frymë përshëndeti edhe Tomor Kotori, kryetar i Shoqatës At-Dhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, e cila ishte pjesë e kësaj veprimtarie.
Përshëndetën edhe përfaqësues të shoqatave të tjera pjesëmarrëse, nga Kosova, Mali i Zi dhe diaspora, duke sjellë mesazhet e organizatave që përfaqësonin. Ndër to ishte edhe Shoqata “MOKRA”, e drejtuar nga Ramadan Kllogjeri, e cila përcolli mesazhin e saj përmes këngës “Shqiptarë kudo jemi, të gjithë një nënë kemi”, duke sjellë një ndjesi bashkimi.
Të pranishëm dhe përshëndetës ishin edhe përfaqësues të disa OJQ-ve nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Për ndonjërin prej tyre kërkoj ndjesë që nuk po e përmend me emër, pasi gjatë veprimtarisë nuk arrita t’ia mbaj shënim dhe, në atë moment, nuk e kisha si mision të drejtpërdrejtë evidentimin e çdo emri.
Pjesëmarrja e tyre ishte një tjetër dëshmi e larmisë së njerëzve dhe organizatave që iu bashkuan kësaj veprimtarie. Do të isha i nderuar që edhe ata, në komentet e tyre, të flasin për atë që thanë dhe për atë që nuk mundën ta thonë, pasi kjo do të ishte një ndihmë për të ndërtuar punën në të ardhmen.
Një tjetër moment me vlerë i ditës së parë ishte edhe dhurimi i librave nfa shkrimtarë, poet e studjues delegat të kongresit, për Kongresin dhe për bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Për këtë nismë u përkushtua veçanërisht Valbona Çinaj, sekretare e Kongresit, e cila u kujdes për mbledhjen dhe regjistrimin e librave të dhuruar nga pjesëmarrësit. Librat, si dëshmi e krijimtarisë dhe e kontributit të autorëve, mbetën kështu si një gjurmë konkrete e këtij takimi kulturor dhe si një pasuri që i shërben bibliotekës dhe lexuesve të saj.
KUMTESAT – FJALA QË MBAJTI PESHËN E KONGRESIT
Nëse përshëndetjet krijuan atmosferën e hapjes, kumtesat dhe diskutimet përbënin thelbin e punimeve të Kongresit.
Gjatë veprimtarisë u sollën në vëmendje çështje që lidhen me gjuhën shqipe, historinë, letërsinë, identitetin kulturor dhe të ardhmen e shqiptarëve. Studiues e shkrimtarë si Kol Marku, Kasam Shaqirvelaj, Qerim Kastrati, Jakup Krasniqi, Kozeta Zavalani, Hetem Jakupaj, prof. Shaban Demiraj, Refik Reshitaj, Daim Iljazi, Adi Mehmeti, Vesel Sabedini, etj., erdhën me këndvështrime dhe përvoja të ndryshme, duke trajtuar tema të gjuhës shqipe, pellazgëve, Skënderbeut dhe çështje të tjera historike e kulturore.
Në mesin e kumtuesve isha edhe unë, Nexhbedin Basha, me kumtesën “Bashkimi Kombëtar – thirrja që vjen nga rrënjët”, duke sjellë në vëmendje një temë që lidhet me kujtesën historike, identitetin kombëtar dhe lidhjet kulturore mes shqiptarëve.
Disa kumtesa kishin karakter më historik, të tjera u përqendruan te letërsia dhe gjuha, ndërsa disa trajtuan natyrën dhe gjeografinë. Në diskutime u prekën edhe çështje që lidhen me bashkëpunimin mbarëkombëtar dhe zhvillimin e ideve të ndryshme për të ardhmen.
Pikërisht këtu u pa edhe një nga sfidat e një Kongresi të tillë: kur në një sallë mblidhen kaq shumë njerëz me ide, përvoja dhe këndvështrime të ndryshme, koha nuk mjafton gjithmonë për t’i dëgjuar të gjithë në atë masë që do të dëshironin.Potrebbe essere un'immagine raffigurante pedana e testo
Megjithatë, kumtesat mbetën pjesa ku fjala mori formën e argumentit, ku mendimet u vunë në diskutim dhe ku secili pjesëmarrës pati mundësinë të linte një ide për të menduar.
Materialet e paraqitura do të pasqyrohen në librin kushtuar Kongresit të Dytë Mbarëkombëtar të Gjuhës, Historisë dhe Letërsisë Shqipe, duke ruajtur edhe përtej Malishevës atë që u tha dhe u debatua në sallën e Kongresit.
Në këtë pasqyrë nuk duhen lënë jashtë as Arbër Nezha, Nuha Krasniqi dhe Afrim Morina, të cilët ndoqën, dokumentuan dhe filmuan me përkushtim zhvillimet e Kongresit, duke ruajtur në pamje momente të rëndësishme të këtij aktiviteti.
EDHE FJALA KA NEVOJË PËR KOHËN E SAJPotrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Një tjetër vështirësi ishte menaxhimi i kohës.
Kur një numër i madh njerëzish kërkojnë të flasin, koha bëhet e kufizuar. Disa kumtesa kërkojnë më shumë hapësirë, disa të tjera mbeten më të shkurtra, ndërsa ndërhyrjet dhe lëvizjet brenda programit mund të krijojnë vështirësi.
Edhe unë e përjetova këtë situatë. Fjala ime u ndërpre dhe, natyrisht, do të doja që ajo të dëgjohej e plotë.
Por këtë moment nuk dua ta shoh vetëm nga këndvështrimi personal. Ai është pjesë e një problemi më të përgjithshëm: një program i ngjeshur kërkon një disiplinë shumë të qartë të kohës dhe të rendit të folësve.
Kjo është një nga çështjet që, sipas meje, duhet të merret seriozisht në organizimin e aktiviteteve të ardhshme.
POEZIA SOLLI NJË TJETËR ATMOSFERË
Mes pjesëve të Kongresit, një vend të veçantë zuri edhe pasditja poetike.
Moderatorët Lola Shehu dhe Perikli Shuli drejtuan këtë pjesë të programit, ku poetët patën mundësi të sillnin vargjet e tyre.
Edhe unë recitova poezinë “Pulsi i Dardanisë”, të përfshirë në librin tim më të ri Kur flet dheu dëgjojnë rrënjët.
Në këtë pjesë u dallua edhe ndërhyrja e Rudi Berishës, poet nga Prizreni dhe nip i Adem Demaçit, i cili reagoi ndaj përdorimit të termit “kosovar”, duke shprehur qëndrimin se “ne nuk jemi kosovarë, jemi shqiptarë”. Ishte një ndërhyrje që solli në sallë një këndvështrim tjetër mbi identitetin dhe gjuhën e përdorur për shqiptarët e Kosovës.
Në skenë u interpretuan edhe poezi e krijime nga Silvana Rodi, me “Gjuha ime”, Ymrije Bardhi, me “Nën lëkurën e fjalës”, Luli Kryemadhi, me “Do flas…”, si dhe nga poetet Vitore Stefa Leka Rabie Bytyçi, Hasije Ramadani e të tjerë.
Në një veprimtari ku diskutohen gjuha dhe historia, poezia sjell një tjetër mënyrë komunikimi. Ajo nuk argumenton si një kumtesë dhe nuk dokumenton si një raport. Ajo shpreh përmes vargut atë që shpesh nuk mund të thuhet në gjuhën e fakteve.
Në përfundim të punimeve të kongresit më 20 shtator, u shpërndanë edhe çmimet e vlerësuara nga juria:Potrebbe essere un'immagine raffigurante violino, flauto e testo
• Kol Marku – Çmimi Kombëtar “Kujtesa e Kombit”, për merita të veçanta në ruajtjen e historisë shqiptare.
• Lulzime Kryemadhi – Çmimi Kombëtar “Fjala Shqipe”, për kontribut të shquar në letërsinë shqipe.
• Kasam Shaqirvelaj – Çmimi Kombëtar “Gjuha Shqipe”, për merita të veçanta në mbrojtje të gjuhës shqipe.
• Vitore Stefa Leka – Çmim Special, si një nga zërat më të hershëm dhe poetja më e moshuar pjesëmarrëse në Kongres.
Për disa krijues u dhanë edhe Certifikata Mirënjohjeje, në vlerësim të pjesëmarrjes dhe kontributit të tyre për konkursin poetik dhe kongresin.
Aktiviteti tregoi edhe një herë se poezia dhe letërsia shqipe mbeten një urë që lidh krijuesit, trevat dhe brezat shqiptarë.
KËNGA DHE VALLJA
Gjatë veprimtarisë, grupi artistik i Malishevës nën drejtimin e Prof.Jakup Krasniqi i dha Kongresit edhe një dimension kulturor përmes këngëve dhe valleve.
Prania e të rinjve, nxënësve të shkollave dhe e grupit artistik solli në sallë një atmosferë tjetër, duke e lidhur fjalën e mbajtur në Kongres me traditën kulturore të vendit pritës.
Këngët dhe vallet, interpretimet nga dy vajza për rrënjët e kombit e dëshmorët e atdheut, nuk ishin thjesht një ndërprerje e programit. Ato ishin pjesë e mënyrës se si Malisheva prezantoi veten para mysafirëve.
MALISHEVA – MIKPRITJE QË E PASHË NGA AFËR
Gjatë qëndrimit në Malishevë, pata mundësi të shoh nga afër jo vetëm zhvillimin e Kongresit, por edhe përkushtimin e njerëzve dhe institucioneve vendore për të na pritur dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e veprimtarisë.
Dhe këtë dua ta them hapur: Malisheva na priti mirë.
Por, pikërisht sepse e pashë nga afër, nuk mund të kaloj pa përmendur edhe problemet e ditës së parë, veçanërisht heqjen e fonisë, që krijoi vështirësi në zhvillimin normal të programit.
Kjo vërejtje nuk e zbeh mikpritjen që përjetuam. Përkundrazi, po e përmend pikërisht sepse dua ta paraqes ngjarjen ashtu siç e pashë: me të mirat dhe me mangësitë e saj.
Një ndihmë konkrete erdhi edhe nga prof. Jakup Krasniqi dhe ndihmësi i tij, Fatjon Bunga, Sekretar i Përgjithshëm. Përmes angazhimit të tyre dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë, u mundësuan për pjesëmarrësit dy dreka pa pagesë.
Edhe për akomodimin pati përpjekje për të krijuar kushte të përshtatshme. Pavarësisht disa defekteve në akomodim, për shkak të koordinimit me drejtuesit e hoteleve, u tregua mirëkuptim dhe u ofruan çmime më të favorshme për qëndrimin.
Një falënderim të veçantë, si individ, e kam për pronarin e restorantit “GONI” dhe për gjithë personelin e shërbimit. Mikpritja, korrektësia dhe kujdesi i tyre na bënë të ndiheshim mirë e të mirëpritur. Ishte një nga ato përvoja të thjeshta, por të bukura, që mbeten në kujtesë kur flet për Malishevën dhe njerëzit e saj.
Këto janë gjëra që i pashë dhe i përjetova vetë. Prandaj edhe falënderimi im nuk është formal. Është mirënjohje për njerëzit që, në mënyrën e tyre, kontribuuan që veprimtaria të zhvillohej në kushte normale.
TAKIME QË MBETEN
Një nga bukuritë e veprimtarive të tilla janë takimet.
Më 20 shtator takova edhe Januz R. Kastratin. Biseduam dhe i dhashë një kopje të librit tim “Kur flet dheu dëgjojnë rrënjët”.
Nuk ishte një takim i gjatë, por takime të tilla mbeten pjesë e kujtesës së një udhëtimi.
Në një Kongres ku njerëzit vijnë nga vende të ndryshme, përveç kumtesave dhe diskutimeve krijohen edhe lidhje njerëzore e kulturore. Shpesh këto janë ato që vazhdojnë edhe pasi largohesh pas dy ditësh qëndrimi në Malishevë.
KONGRESI NUK PËRFUNDOI ME MBYLLJEN E SALLËS
Në fund të punimeve u lexua edhe Rezoluta e Kongresit. Kryetarja e Kongresit njëhësisht dhe organizatorja e këtij kongresi Znj.Manushaqe Ramadan Shalsi Ismaili përcolli në mbyllje përmbledhjen e punës së zhvilluar dhe vijimin e kësaj nisme.
Kongresi i Dytë vinte pas atij të zhvilluar në Durrës, nga ana e saj, më 4–5 prill 2026, ku ishte hartuar edhe një rezolutë që iu përcoll institucioneve shtetërore. Sipas organizatorëve, puna synon të vazhdojë edhe përmes komunikimit me qytetarët dhe pyetësorëve, ndërsa është parashikuar që një Kongres i Tretë të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Janë hapa që kërkojnë kohë, punë të vazhdueshme, organizim gjithnjë e më të qartë dhe, jo më pak, mbështetje institucionale e financiare.
Pas përfundimit të Kongresit pati edhe reagime kritike nga pjesëmarrës të tij. Matilda Babo, duke reflektuar mbi dy ditët e zhvilluara në Malishevë, shprehu zhgënjimin e saj për disa aspekte të organizimit dhe ngriti pyetje mbi mënyrën se si çështjet e gjuhës, letërsisë dhe historisë duhet të shoqërohen me hapa më konkretë për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.
Në vlerësimin e saj, krahas trajtimit të çështjeve historike, duhej t’u jepej më shumë hapësirë edhe problemeve të sotme të gjuhës shqipe, mbështetjes së autorëve dhe botimeve, përhapjes së librit në shkolla e institucione, si dhe rolit të kritikës letrare në vlerësimin e veprave. Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për disa nga kumtesat, debatet dhe aspekte të organizimit, ndërsa veçoi pozitivisht programin artistik të ditës së dytë, veçanërisht fëmijët me kostume kombëtare, koncertin dhe recitimet.
Këto vërejtje duhen parë si një zë kritik që mund t’i shërbejë përmirësimit të punës në të ardhmen, dhe jo si mohim i përpjekjes së bërë për organizimin e Kongresit. Në të vërtetë, një nga vështirësitë e këtij edicioni ishte edhe numri i madh i pjesëmarrësve që kërkuan të merrnin fjalën, përballë një kohe të kufizuar në dispozicion. Kjo solli kufizime në kohën e kumtesave dhe diskutimeve dhe, në disa raste, nuk i dha mundësi çdo folësi ta shpaloste plotësisht mendimin e tij.
Shqetësimet e ngritura prej Matilda Babos nuk mbeten jashtë vëmendjes sonë. Një pjesë e tyre gjejnë vend edhe në Rezolutën e Kongresit dhe, hap pas hapi, do të bëhen objekt i punës sonë në vijim. Si anëtar i grupit organizator, e shoh këtë edhe si një vlerë të debatit që u hap. Çdo vërejtje e argumentuar mund të na ndihmojë të përmirësojmë organizimin dhe përmbajtjen e veprimtarive të ardhshme. Edhe mendimet e përcjella me shkrim do të ruhen dhe do të përfshihen në botimin e librit të Kongresit, si pjesë e materialeve që do t’i shërbejnë këtij procesi.
Në këtë kuptim, Kongresi nuk përfundoi me mbylljen e sallës. Një Kongres nuk mund të ndërtojë i vetëm të ardhmen. Ai mund të hapë një debat, të krijojë një urë, të hedhë një ide dhe të nxisë një proces. Por është një armatë e tërë intelektualësh, nga të gjitha fushat e dijes dhe të jetës shoqërore, që mund t’i japë zë kësaj ideje dhe ta vërë në lëvizje një proces të gjerë qytetar e kombëtar.
Prandaj, ajo që mbetet pas dy ditëve në Malishevë nuk është vetëm ajo që u tha në sallë, por edhe ajo që nuk pati kohë të thuhej, ajo që u shkrua më pas dhe ajo që kërkon të bëhet në të ardhmen. Vetëm përmes debatit, argumentit, dëgjimit të zërave të ndryshëm dhe angazhimit të përbashkët mund të marrin formë idetë që synojnë të ardhmen.
“SHTETET E BASHKUARA TË SHQIPËRISË” – NJË IDE QË KËRKON DEBAT
Në mbyllje të Kongresit, kryetarja dhe organizatorja e tij, znj. Manushaqe Ramadan Shalsi Ismaili, lexoi Rezolutën e Kongresit dhe prezantoi para delegatëve e të pranishmëve edhe projekt-idën “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”. Kjo projekt-ide është përfshirë në Rezolutën e Kongresit dhe, në kohën kur po shkruaj këtë reportazh, është publikuar edhe në platformën digjitale të KKGJHL-së.
Rezoluta, në tërësinë e saj, prek një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me jetën shoqërore, kulturore, arsimore dhe institucionale. Ajo përfshin kapituj për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe; sigurinë, mbrojtjen civile dhe përgatitjen e brezit të ri; mbrojtjen e identitetit kombëtar; luftën kundër korrupsionit; mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë; projekt-idën “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”; mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe arkeologjike; kujtesën historike të luftës në Kosovë; mbështetjen e letërsisë shqiptare; edukimin e brezit të ri; mbrojtjen e kapitalit njerëzor dhe rinisë; punësimin dhe vlerësimin e profesionistëve; sigurinë ushqimore; mbrojtjen e pasurive kombëtare; familjen dhe legjislacionin familjar; si dhe një thirrje për veprim institucional dhe qytetar.
Veçanërisht tërhoqi vëmendjen Kapitulli VI – Projekt-ideja “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”. Sipas tekstit të Rezolutës, ajo paraqitet për diskutim publik dhe institucional dhe synon hapjen e një procesi qytetar, shkencor, juridik dhe institucional për të shqyrtuar forma më të avancuara bashkëpunimi dhe integrimi ndërmjet shqiptarëve. Vetë dokumenti sqaron se Kongresi nuk shpall krijimin e një strukture të re shtetërore dhe se çdo zhvillim i ardhshëm do të duhej të mbështetej në vullnetin e qytetarëve, dialogun demokratik, studimet juridike e kushtetuese dhe procedurat institucionale.
Kjo është një çështje që prek drejtpërdrejt fushën politike dhe institucionale dhe, për këtë arsye, kërkon debat publik, argumente dhe shqyrtim nga këndvështrime të ndryshme.
Në një Kongres mund të hidhen ide. Por një ide, për t’u kthyer në projekt, kërkon shumë më tepër se një sallë dhe një podium: kërkon studim, debat, argumentim juridik e kushtetues, vlerësim institucional dhe, mbi të gjitha, një proces demokratik.
Për mua, rëndësia e këtij momenti të Kongresit nuk qëndron vetëm te emërtimi i projekt-idës, por te fakti se një çështje e tillë u hodh publikisht në tryezë dhe kërkon të diskutohet.
Ideja u tha. Tani mbetet debati.
DY DITË QË DUHEN PARË ASHTU SIÇ ISHIN
Tani që kanë kaluar disa ditë nga Kongresi, besoj se mund të shihet më qartë ajo që ndodhi.
Nuk ishte një ngjarje pa probleme.
Por as nuk ishte një ngjarje që mund të gjykohet vetëm nga problemet.
Kishte ide, pjesëmarrje, përkushtim, takime dhe momente të bukura. Kishte edhe vështirësi organizative, pakënaqësi dhe pritshmëri që nuk u realizuan plotësisht.
Të gjitha këto janë pjesë e realitetit të Malishevës.
Pikërisht për këtë arsye zgjodha të shkruaj tani, pasi i lashë të tjerët të flisnin.
Si një ndër organizatorët e përjetova ngjarjen nga brenda. Si gazetar përpiqem ta shoh edhe nga një hap më tej: çfarë ndodhi, çfarë funksionoi, çfarë nuk funksionoi dhe çfarë mund të bëhet ndryshe herën tjetër.
Nuk kam qëllim të bëj as mbrojtësin, as akuzuesin.
Kam qëllim të dëshmoj.
Sepse gazetaria është edhe kjo: të jesh aty, të shohësh, të dëgjosh, të fotografosh realitetin dhe pastaj ta shkruash me përgjegjësi.
Dy ditë në Malishevë.
Dy ditë me njerëz, fjalë, poezi, ide, pritshmëri, vështirësi dhe kujtime.
Dhe, mbi të gjitha, dy ditë që tashmë i përkasin kujtesës së atyre që ishin aty.
Koha dhe puna që do të vijë do të tregojnë se çfarë do të mbetet prej tyre.
Nexhbedin Basha
Gazetar
28 shtator 2026

Vedi meno
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.