Me poeten brilante”Drita Dekaj”

 

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, capelli biondi e persone che sorridono

Po e ndjej me shpirt të bëj kyt falenderim…
Ditet e fundit mora shum pyetje nga njerëz të ndryshëm rreth jetes time …
Verejta se po paskam shumë njerëz si po mi ( qajn) hallet e mia pa dijeninë time .
Pa folur të vertetat po vetem gënjeshtrat si ju pjell mëndja e tyne djallëzore…
Jeta nuk është fush me lule shum’ngjyrshe ,po vet koha e ka tregu se është fush me njerëz shum’ftyresh. Jeta është luft e duhet shumë punë mund e sakrific me fitua . Fati më sodhi shumë të veshtira në jetë….
Nuk u hillërova ,më çoi halle ,nuk rënkova ( pse ndolli)po kerkova zgjidhjen .
E jetova dhe shijova momentin si të ishte i fundit i kësaj jete …
Hallet e sprovat ishin të shumta…
Shpesh’her e pyeta veten pse?!
E vetja ime mu pergjigj se po vuaja dënimin e të kanunit njeri…
Jeta shum’her mu dukt e padrejt…
Ndofta se pranova të jetoj atë çka të tjeret vendosen e
Zgjollen për mua …
U bana e sakt si ora po nuk lejova të më kursin të tjeret …
Më pelqeu thjeshtesia ,i desha dhe i respektova të thjeshtit
I urreva njerëzit si fusin hundët në jeten e tjerëve thashethëmexhit …
E desha dhe e mbrojta drejtesin…
Të lindësh e të mbetesh njeri e ka një çmim fort të rënd si pesh.
Nganjëherë britma e shpirtit del në kup të qiellit
Padrejtësitë të duket se bash frymën ta zëjn po mirë se zoti nuk na braktis.
Shpesh’her në jet Aty ku duket fundi i një jete në mes të merzis e pranon se ,është fillimi i një jete të re …
Faleminderit o zot si më dhe durim dhe forc me përballuar çdo gjë 🙏
I mëndova e I kërkova njerëzit të ishin të njëjt me mua po shumë u gabova …
Pata në jet shumë fitore po dhe shumë humbje…
Fitova besimin në vetvete e mësova të jem e drejt dhe vetvetja në çdo çast.
Stuhitë nuk sjellin gjithmon shkatërrim,ato shpesh’her na pastrojnë udhen e jetes . Koha nuk mi sheroi plaget si mi shkaktoi jeta po më mësoi të jetoj to.
Faleminderit o zot ashtu si më solle pran meje njerëz me zemër të zezë ,ziliqar e të pangim tu ba keq ,njëkohsisht më solle njerëz me zemër të madhe ,sa her si u rrëzova nga neglizhenca e ndofta nga padija ose nga pabesia e njerëzve …ti zot më dhe forc të rihgrihem dhe ma e fort e ma e drejt me veten ,jeten e njerëzit si më rrethojnë.
Të , falënderoj o zot për prindërit, motrat e vllaznit e mi,të falënderoj o zot për familjen shënjte si më ke fal ku ndihem e lumtur dhe e plotesuar . Faleminderit o zot për kunatat e mia super të mira me dashurin e respektin e tyre ndihem njeriu ma i lumtur në bot Të falënderoj o zot për njerëzit e mirë e me zemer të madhe si i solle pran meje.
Faleminderit o zot dhe për të gjithë ata si në një mënyrë apo në një tjeter përpiqen të më lëndojnë me fjal e vepra .
Faleminderit o zot për gjitha ditet e bukura plot me diell…faleminderit o zot dhe për ditet e vrenjtur plot me re e stuhi…
Faleminderit o zot për çdo gjë…
Faleminderim respekt e mirënjohje dhe për të gjithë shoqerin e paster e të sinqert.
Nuk dua dhe nuk shpresoj të jem e pelqyeshme nga njerëzit .
Kurr në jet nuk kerkova te gëzoj atë çka nuk e meritoj ,dua të gezoj e të lumturohem me ato gjera si unë vertet I meritoj . Respekti dhe dashuria njerëzore janë parjsa e kësaj jet lum kush i fiton e i mban me respekt e me dinjitet .
Jeta më mësoi të gezoj e të jetoj vetem ate çka unë meritoj .
Zot të lutem mos më braktis ,bëj si puna dhe veprat e mia në jetë të dalin të pelqyeshme para teje
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.